Read

Në Gjakovë u mbajtë diskutimi publik për Plani Hapësinor "Bjeshkët e Nemuna”

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka organizuar të premten diskutimin publik për Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar "Bjeshkët e Nemuna", me përfaqësues të Komunës së Gjakovës. Në këtë debat publik, përveç drejtuesve komunalë, ishin të pranishëm edhe asambleistë, përfaqësues të shoqërisë civile, dhe qytetarë të Komunës së Gjakovës. Në këtë takim ishte i pranishëm zëvendësministri i MMPH-së, Ferat Shala, i cili ftoi institucionet komunale, por edhe qytetarët që të japin kontributin e tyre në këtë proces .

“Sot jemi në fazën e shqyrtimit publik, gjatë të cilit sërish presim përkrahjen dhe kontributin tuaj. Vërejtjet dhe rekomandimet tuaja do të na ndihmojnë për të plotësuar dhe finalizuar dokumentin tonë të përbashkët, i cili përfundimisht do të aprovohet në Kuvendin e Kosovës”, tha zëvendësministri Shala. Luan Nushi, drejtor i institutit për planifikim hapësinor, prezantoi koncept-dokumentin për Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar "Bjeshkët e Nemuna". Nushi shpjegoi se qëllimi kryesor i hartimit të këtij dokumenti ka qenë konstatimi i shkaqeve për problemet e shfaqura; njohja me rrezikun që na kanoset nëse dukuritë negative vazhdojnë; njohja me resurset dhe potencialet reale në hapësirën e Parkut; dhe përpjekja e përbashkët që të gjitha këto të orientohen në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm të Parkut. Kryeshefi i AMMK-së, Ilir Morina, tha se përmes këtij debate po synohet ndryshimi i qasjes ndaj veprimeve që e degradojnë edhe më tej hapësirën e Parkut, ndërsa shtoi se si bartës të procesit, në bashkëpunim me autoritetet përgjegjëse komunale sigurojnë se, do t’i ndërmarrin të gjitha masat që veprimet dhe aktivitetet e parapara të realizohen sipas planit. Pas prezantimit të këtij koncept-dokumenti, të pranishmit shfaqen edhe mendimet dhe kritikat e tyre, duke iu drejtuar me pyetje të shumta përfaqësuesve të MMPH-së dhe Komunës së Pejës. Sipas rregullave në fuqi, shqyrtimi publik do të zgjasë 60 ditë nga dita e fillimit te shqyrtimit. Dokumenti i plotësuar do të dorëzohet në Qeveri dhe në Kuvendin e Kosovës për aprovim përfundimtar. Dokumenti është rezultat i punës së përbashkët të sektorëve të rëndësishëm të Qeverisë së Kosovës, komunave, institucioneve relevante, profesionistëve të fushave të ndryshme si dhe pjesëmarrësve nga shoqëria civile.


Ferat Shala has described as very important project "Study of pollution of agricultural land in Kosovo"

Today in the premises of the conference hall in the new building of the Government of Kosovo (formerly Renaissance) is the first meeting of promoters of the project "Study of pollution of agricultural...

Read more...

Ferat Shala, pretendenti kryesor për AKP

Ish-drejtori i Trepçës, Ferat Shala nga shtatori do të jetë në krye të Agjencisë Kosovare të Privatizimit....

Read more...

Polakët shprehin interesim për hulumtime gjeologjike në Kosovë

Zëvendësministëri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, së bashku me Shefin e Kabinetit Ali Ismajlin, pritën në një takim menaxhmentin e Kompanisë “RE ALLOYS�...

Read more...