Read

Ferat Shala, pretendenti kryesor për AKP

Ish-drejtori i Trepçës, Ferat Shala nga shtatori do të jetë në krye të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Kjo duket të jetë punë e kryer për Qeverinë e Kosovës, e cila tashmë e ka bërë gati emrin e tij ta dorëzojë në fund të muajit në Kuvendin e Kosovës, kur edhe mbahet mbledhja e parë pasi deputetët të kthehen nga pushimet. Për këtë arsye, zyrtarë të lartë të ekzekutivit i kanë thënë Gazetës Express se Shala ka dhënë edhe dorëheqje nga pozita e menaxherit të kombinatit metalurgjik Trepça. “Ferat Shala është kandidati i vetëm që ka mbetur në kombinim për ta marrë detyrën e drejtorit të bordit të AKP-së”, thekson ky burim. Arsyeja se ai po largohej nga kjo ndërmarrje për t’iu përkushtuar studimeve akademike thonë se nuk është e vërtetë pasi që vendimin për ta lënë postin e menaxherit të Trepçës e ka marrë pasi ishte siguruar se do ti besohej pozita e shefit të AKP-së. Gazeta Express ka tentuar të kontaktojë me Ferat Shalën për të marrë komentet e tij lidhur me këto pohime, por kontakti ka qenë i pamundur. Ky lajm tanimë ka një kohë të gjatë që po qarkullon edhe në mesin e zyrtarëve të AKP-së, të cilët në njëfarë forme po përgatiten për pritjen e drejtorit të ri që ka shërbyer më parë si anëtar i SHIK-ut, në pozitën e drejtorit kundër-inteligjencës. “Është e sigurt se Shala do të jetë Shef i AKP-së, pasi që kundërkandidatët e tij nuk e kanë mbështetjen politike që ka ai”, ka thënë një anëtar i Bordit të AKP-së në kushte anonimiteti për Express.


Ferat Shala has described as very important project "Study of pollution of agricultural land in Kosovo"

Today in the premises of the conference hall in the new building of the Government of Kosovo (formerly Renaissance) is the first meeting of promoters of the project "Study of pollution of agricultural...

Read more...

Në Gjakovë u mbajtë diskutimi publik për Plani Hapësinor "Bjeshkët e Nemuna”

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka organizuar të premten diskutimin publik për Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar "Bjeshkët e Nemuna", me përfaqësues të Komunës së Gjakov...

Read more...

Polakët shprehin interesim për hulumtime gjeologjike në Kosovë

Zëvendësministëri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, së bashku me Shefin e Kabinetit Ali Ismajlin, pritën në një takim menaxhmentin e Kompanisë “RE ALLOYS...

Read more...