Lexo

Deputeti i PDK-së: Kosova në dialog pa koordinim dhe pa ekspertë

Ferat Shala, deputet i PDK-së, ka thënë për Front Online, se Kosova ka nevojë për një koordinim ndërpartiak dhe ndërinstitucional për bisedimet. Sipas tij, Kosova në këtë takim ka shkuar pa koordinim të plotë, dhe pa ekspertë.

02.09.2020- “Ne kemi shprehur qëndrimin tonë shumë më herët që përgatitjet dhe koordinimi ndërpartiak dhe ndër institucional në Kosovë duhet të bëhet shumë më i mirë në mënyrë që ne të kemi një platformë të qartë në fazën e bisedimeve gjatë tërë procesit në Uashington”, ka thënë Shala.

Me ndërmjetësimin e emisarit amerikan Richard Grenell, të premten në Uashington pritet që të takohen delegacioni kosovar me atë serb në kuadër të dialogut që ka synim njohjen përfundimtare reciproke mes dy vendeve.

Në takimin që do të zhvillohet në kryeqendrën amerikane nuk ka marrë pjesë as Partia Demokratike e Kosovës, ndonëse e njëjta kishte ftesë për t`iu bashkuar dialogut.

Ferat Shala, deputet i kësaj  partie, ka thënë për Front Online, se Kosova ka nevojë për një koordinim ndërpartiak dhe ndërinstitucional për bisedimet.

“Ne kemi shprehur qëndrimin tonë shumë më herët që përgatitjet dhe koordinimi ndërpartiak dhe ndër institucional në Kosovë duhet të bëhet shumë më  i mirë në mënyrë që ne të kemi një platformë të qartë në fazën e bisedimeve gjatë tërë procesit në Uashington”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kosova në këtë takim ka shkuar pa koordinim të plotë, dhe pa ekspertë.

“Tashmë është publike që Qeveria e Kosovës ka shkuar pa një koordinim të plotë, ka shkuar me vetëm me pjesën e partive që janë në pushtet, e ato me një lloj kushtëzimi që jo të shkojnë ekspert apo specialistë të fushave të caktuara por kanë shkuar me përfaqësim politik, partiak. Pra ky konglomerat i këtij ekipi në negociatat në Uashington, nuk premton dhe nuk presim që do të ketë rezultate dhe të pritura të duhura që do të duhej të ishin për Kosovën”, ka thënë ndër të tjera ai.

Deputeti i PDK-së: Kosova nuk ka ekspertë në dialog, ekipi i papërgatitur për tema të rënda

Nga ndërmjetësuesi amerikan për dialogun Richard Grenell, është paralajmëruar dje, se në takimin e së premtes në Uashington, do të bisedohet për tema ekskluzive ekonomike.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka thënë për Front Online, që Kosova nuk i ka njerëzit e duhur në ekip për t`u ballafaquar me tema të rënda.

“Jam thellë i bindur që edhe opinioni i gjerë e di se Kosova nuk i ka njerëzit e duhur sepse thashë që kanë shkuar me pjesëmarrje partiake. Pra, nuk ka pasur debat se kush dhe si duhet të përfaqësoj, por kanë shkuar ministra, anëtarë të tjerë të Qeverisë, që ndoshta për herë të parë udhëtojnë jashtë vendit, pra ekskluzivisht mund të them që ekipi nuk është i përgatitur për tema të rënda në Uashington”, ka deklaruar ai për Front Online,, duke shtuar se nuk pret njohje reciproke nga ky takim.

Shala: Kosova dhe PDK-ja i kanë liderët, subjektet politike po bëjnë lojëra

Nga disa parti politike në vend, tashmë janë bërë publike aspiratat për postin e presidentit, në rast se Gjykata Speciale i`a konfirmon aktakuzën, presidentit aktual, Hashim Thaçi.

Megjithatë, deputeti i PDK-së, Ferat Shala në një intervistë për Front Online, ka thënë që Kosova beson fuqishëm dhe e mbështet presidentin Thaçi në mandatin e tij.

 “Ne kemi president të vendit. Ne jemi shumë të bindur që Qeveria e Kosovës e dinë që Kosova ka president. Partitë politike në pushtet e dinë që Kosova ka president. PDK-ja është fuqishëm në mbështetje të presidentit, dhe tani për tani nuk kemi asnjë koment. Pritjet  e subjekteve të caktuara dhe të individëve të caktuar që mos po preket ndokush nga Covid-i, ose se mos po e prek dikë Gjykata me të vërtetë janë jo humane”, ka thënë ai, për Front Online.

Shala tha se edhe pozita e liderit në PDK, është e pakontestueshme  dhe se kjo parti e ka kryetarin.

“PDK-ja e ka liderin e saj. Ai do të jetë lideri i saj pa marrë parasysh atë që e thashë më herët. Pritjet e kundërshtarëve politik që nganjëherë janë edhe jo të arsyeshme dhe jo humane.  E kemi kryetarin e PDK-së, e kemi liderin e shtetit dhe ne do të vazhdojmë që të kontribuojmë për të mirën  e Kosovës. Të gjitha janë lojëra politike të subjekteve që kanë krizë brenda koalicionit, krizë menaxhuese, krizë politike dhe ambicie nganjëherë të paarsyeshme”, ka thënë ndër të tjera Shala.

Shala: Qeveria po e kthen Covid-in, në çështje biznesore

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala në një intervistë për Front Online, ka folur edhe për menaxhimin e pandemisë me virusin Covid-19.

Ai tha se në vend po ka lojëra me numra dhe shifra, teksa ka shtuar, që Qeveria po e kthen Coronavirusin në çështje biznesore.

“Kemi lojëra me numra dhe me shifra, Kemi më shumë të orientuar se kush kënd po e licencon nga laboratorët private pra në një mënyrë institucionet e Qeverisë së kaluar dhe të kësaj aktuale kanë filluar që ta kthejnë në çështje biznesore dhe ekonomike çështjen e menaxhimit të pandemisë, që është ende më e rëndë në kuptim social dhe institucional për shtetin”, ka thënë ai.

Sipas tij zgjidhja më e mirë do të ishte, që Qeveria t`i paguante testet e qytetarëve që po vazhdojnë t`i bëjnë në laboratorët private.

“Qeveria do të duhej që ta kishte të qartë që në këtë situatë nëse dëshiron që t`i ndihmojë ata që kanë nevojë do të duhej që falas qytetarëve t`i kryejnë të gjitha llojet e testeve që lidhen me Covid-19. Ky do të ishte subvencionim i drejtë i nevojtarëve. Kjo do të ishte transparencë dhe ndihmesë e vërtetë”, ka deklaruar Shala për Front Online.

Intervista është publikuar në portalin Front Online: https://frontonline.net/deputeti-i-pdk-se-kosova-ne-dialog-pa-koordinim-dhe-pa-eksperte/?fbclid=IwAR19UKBMyIQ3D6sVl_2l33QJLWTbVMnT8x7MVoWl49OO59sArDXVX60A_tQ


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...