Lexo

PDK vlerë fundamentale e shoqërisë dhe shtetit të Kosovës.

10.02.2021- Shumë i entuziazmuar me tubimin e sotëm madhështor të Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas. Edhe pse nuk pata mundësi të jem fizikisht aty, nga fotot që po m'i dërgojnë bashkëpunëtorët e mi, pamjet madhështore të tubimit, qysh tani, po më bëjnë fitues.

Edhe sonte dua t'i falënderojë përzemërsisht: kandidatin e PDK-së për kryeministër të Kosovës, z. Enver Hoxhaj, kryetarin e komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci, kryetarin e Degës së PDK-së. z. Sejdi Hoxha, si dhe të gjithë bashkëpartiakët, të cilët po e vazhdojnë agjendën elektorale edhe pa mua, por gjithnjë duke kërkuar nga qytetarët që më 14 shkurt në listën e PDK-së të votohet edhe numri 14.

Sonte, më shumë se asnjëherë, jam i bindur se PDK-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, sepse PDK-ja e ka zemrën e madhe.

Zemërgjerësia e bënë PDK-në të jetë vlera fundamentale e shoqërisë dhe shtetit të Kosovës.

#FeratShala14 #Rimëkëmbje #PDK134


Diaspora të lirohet nga pagesat për testet PCR për COVID19!?

Tashmë jemi mësuar me populizmin e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Kurti për dashurinë dhe respektin kinse për diasporën tonë. Nuk do të kishte asgjë të keqe dhe do të konsiderohe...

Lexo më shumë...

Ferat Shala: PDK-ja është parti bashkëpunuese, por për presidentin s’bëjnë kompromise

29.03.2021-Në një intervistë për Ekonomia Online, Shala tha se proceset me të cilat do të ballafaqohet Kosova në të ardhmen nuk do të jenë të lehta....

Lexo më shumë...

Ekspozeu që nuk reflekton zhvillim dhe prosperitet!

Qëndrimi im lidhur me ekspozeun e kryeministrit Kurti i prezantuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës....

Lexo më shumë...