Biografia

Prof. Asoc. Dr .Ferat Shala

Biografia Personale

Biografia personale

Ka lindur në Vuçak të komunës së Drenasit, më 10 qershor të vitit 1964. Shkollën fillore e ka mbaruar në vendlindje, ndërkaq të mesmen në Drenas. Fakultetin e Xehtarisë dhe Metalurgjisë, drejtimi i Gjeologjisë, e ka mbaruar në Mitrovicë, në vitin 1991. Në vitin 2006 ka magjistruar në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës.

Në mars të vitit 2013 ka doktoruar në Universitetin “Goce Delçev” të Shtipit (Maqedoni). Është doktor i shkencave teknike. Ferat Shala është profesor i asocuar në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë. Më parë ka dhënë mësim në Fakultetin e Gjeoshkencave në Mitrovicë dhe kolegjin universitar Tempulli.

Ai po ashtu, ka qenë dhe vazhdon të jetë konsulent professional i disa kompanive që merren me ndërtime dhe miniera. Për afër katër vjet (dhjetor 2008 – korrik 2012), ka drejtuar ndërmarrjen Trepça.

Biografia Akademike
Biografia Institucionale

Biografia Institucionale