Lexo

Shala takon deputeten e komunitetit boshnjak Emilia Rexhepi

Përfshirja e komunitetit në procesin e vendimarrjes për ndërtimin e hidrocentraleve është shumë e rëndësishme

09.08.2016- Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z.Ferat Shala priti sot në takim Deputeten e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak zonjën Emilia Rexhepi. Në takim u bisedua për koordinimin e aktiviteteve për zgjidhjen e problemeve në Komunën e Prizren, që janë në kuadër të përgjegjësive të MMPH. Me theks të veçante u diskutuar në lidhje me adresimin e kërkesave për ndërtimit të hidrocentraleve në rrjedhën e Lumëbardhit të Prizrenit. Bashkëbiseduesit u dakorduan që më rastin e marrjes së vendimit për ndërtimin hidrocentralit në atë zonë të zhvillohen konsulta të vazhdueshme me komunitetin. Kontaktet dhe bashkëpunimi me përfaqësuesit dhe banorët e asaj zone do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim që ata të përfshihen në procesin e vendimmarrjes.


Vlerat e luftës së UÇK-së, janë vlera sublime të lirisë dhe pavarësisë!

Kosova shtet i pavarur, ashtu sikur është tani, nuk do të ishte e tillë pa luftën e lavdishme të UÇK-ja....

Lexo më shumë...

Kërkohet zgjidhje urgjente për të parandaluar falimentimin e Telekomit të Kosovës

Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, dje ka mbajtur mbledhjen nr.13/2020 ku është debatua për situatën e rëndë në të cilën po kalon T...

Lexo më shumë...

Copëza historie nga Malet e Zatriqit!

Gjurmë të një ndër rrugëve më të vjetra të Kosovës. ...

Lexo më shumë...