
Mundësi të reja për qasje në fondet globale për ndryshime klimatike dhe mbrojtje të mjedisit për Kosovën
Kjo është konfirmuar sot në takimin që ushtruesi i detyrës së Ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Ferat Shala pati me Zotëri Casper Van der Tak, Konsulent i lartë në Casper Vandertak Consulting BV.
05.09.2016: Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Ferat Shala priti sot nëtakim Z. Casper Van der Tak, Konsulent i lartë në Casper Vandertak Consulting BV. Në takim u bisedua për format e bashkëpunimi në fushën e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe për mundësit e qasjes së Kosovës në fondet globale për ndryshime klimatike dhe mbrojtje të mjedisit. Z. Shala shprehu falënderimin tij për qeverinë holandeze për ndihmën e dhënë deri me tani në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, si dhe shprehu gatishmërinë tij për të ofruar të gjithë mbështetjen dhe informacionin e nevojshme për donatorët, investitorët dhe ekspertët e pavarur të interesuar për investime dhe projekte.

Kosova dhe Partia Demokratike e Kosovës janë të bekuar që e kanë Hajredin Kuçin!
Një kafe me nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, prof. dr. Hajredin Kuçin. Bisedat me Hajrën gjithmonë janë frymëzim; mendimet e tij të thella na bëjnë të jemi më të urtë e ...Lexo më shumë...

Programi i PDK për Rimëkëmbje dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik
Me planprogramin për Rimëkëmbje ekonomike nën qeverisjen e PDK-së vendi do të ketë rritje ekonomike 5 % – 7 %, ku përmes masave konkrete do të mbështeten sektori privat, përfituesit e ndi...Lexo më shumë...

Nga aktivitetet parazgjedhore në komunën e Drenasit!
E nisëm ditën e sotme me kryetarin e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, z. Sejdi Hoxha. Drenasi qëndron sypatrembur, si një nga kalatë e pamposhtura të PDK-së. ...Lexo më shumë...