Lexo

MMPH nënshkruan marrëveshje me Komunat e Vushtrrisë dhe Shtimes

Në kuadër të këtij angazhimi Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Ferat Shala takoi kryetarin e komunës së Vushtrrisë, z. Bjaram Mulaku dhe kryetarin e komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli.

05.09.2016- Në vazhdën e bashkëpunimit dhe mbështetjes së komunave në zgjidhjen e problemeve mjedisore, MMPH nënshkruan marrëveshje edhe me komunën e Vushtrrisë dhe atë të Shtimes. Në kuadër të këtij angazhimi Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Ferat Shala takoi kryetarin e komunës së Vushtrrisë, z. Bjaram Mulaku dhe kryetarin e komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli, me ç’rast u nënshkruan marrëveshjet e bashkëpunimit dhe u diskutuapër gjendjen e mjedisit në këto komuna dhe mundësitë e realizimit të projekteve për përmirësimin e gjendjes.

Sipas Marrëveshjes me komunën e Vushtrrisë, MMPH do të investoj 250 mijë euro në projektin: “Rregullimi i kanalizimit në fshatrat Galicë- Dobovc-Beqiq dhe Instalimin e gypit kryesor të kanalizimit në Vushtrri”, ndërsa sipas marrëveshjes me komunën e Shtimes, MMPH do të investoj 200 mijë euro në projektin: “Zgjerimi dhe pastrimi i shtratit të lumit të Shtimes”.

 


Deputeti i PDK-së e godet AAK-në: Jeni të vegjël për të udhëhequr me Presidencën

Por, deputeti i kësaj partie, Ferat Shala, në një intervistë për Front Online, tha se një gjë e tillë nuk është diskutuar në organet e partisë dhe së të gjitha këto pretendime janë loj...

Lexo më shumë...

Pse qeveria po ikë nga përgjegjësitë e saj!

Të tri modelet e prezantuara, janë të pa analizuara mirë dhe si të tilla nuk duhet as të mbështeten e as të eksperimentohet me fëmijët të cilët edhe ashtu kanë humbur shumë dhe janë në...

Lexo më shumë...

Shkollat të hapen me 1 shtator!

Shumica e qeverive në mbarë botën kanë mbyllur përkohësisht institucionet arsimore në përpjekje për të ndaluar përhapjen e pandemisë Covid-19. UNESCO vlerëson se me këtë veprim janë a...

Lexo më shumë...