Lexo

MMPH mbështetë Kompaninë Regjionale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”

Nënshkruhet marrëveshja për mbështetjen e projektin “Rehabilitimi i Kaptazhës në Kabash të Hasit”

08.09.2016- Në vazhdën e përkrahjes së projekteve të fushave përkatëse në komunat e Kosovës, gjatë vizitës në Komunën e Prizrenit, në prani të kryetarit të kësaj komune z.Ramadan Muja, ushtruesi i detyrës së ministrit të MMPH-së, z.Ferat Shala, ka nënshkruar marrëveshje me kryeshefin ekzekutiv të Kompanisë Rajonal të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, z.Besim Baraliu. Sipas Marrëveshjes MMPH do të financoj projektin “Rehabilitimi i Kaptazhës në Kabash të Hasit ”, në vlerë prej 60 mijë euro.

U.d Ministri Shala në këtë takim gjithashtu ka biseduar për ecurinë e realizimit të projektit të Grumbullimit dhe Trajtimit të Ujërave të Zeza në Kosovën Juglindore, projekt ky i një rëndësie të veçante për mjedisin dhe ujërat në ketë pjesë të Kosovës.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Kryetari i Komunës së Prizrenit, z.Muja falënderoj z. Shala për angazhimin e tij në projektet që janë duke u zhvilluar në Komunën e Prizrenit.

 


Shkollat të hapen me 1 shtator!

Shumica e qeverive në mbarë botën kanë mbyllur përkohësisht institucionet arsimore në përpjekje për të ndaluar përhapjen e pandemisë Covid-19. UNESCO vlerëson se me këtë veprim janë a...

Lexo më shumë...

Vlerat e luftës së UÇK-së, janë vlera sublime të lirisë dhe pavarësisë!

Kosova shtet i pavarur, ashtu sikur është tani, nuk do të ishte e tillë pa luftën e lavdishme të UÇK-ja....

Lexo më shumë...

Kërkohet zgjidhje urgjente për të parandaluar falimentimin e Telekomit të Kosovës

Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, dje ka mbajtur mbledhjen nr.13/2020 ku është debatua për situatën e rëndë në të cilën po kalon T...

Lexo më shumë...