
Shala takon udhëheqësit e projektit “Promovimi i menaxhimit të përbashkët të resurseve ujore në pellgun e zgjeruar të Lumit Drin“
Në këtë projekt janë të përfshira vendet e pellgut të zgjeruar të Drinit, Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.
15.09.2016- Bashkëpunimi Ndërkufitar dhe Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore në Pellgun e Zgjeruar të Lumit Drin, është një ndër aktivitetet e rëndësishme që Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë është duke i kushtuar vëmendje të veçantë. Në këtë kuadër, U.d së Ministrit të MMPH-së, Ferat Shala, priti sot udhëheqësit e projektit të Financuar nga Global Environmental Facility (GEF) dhe te implementuar nga Global Water Partnership Mediterranean (GËP-Med) z. Dimitris Faloutsos dhe z.Vladimir Stavric.
Qëllimi kryesor i takimit ishte bashkërendimi dhe fuqizimi i aktiviteteve në realizimin e objektivit të projektit që është “promovimi i menaxhimit të përbashkët të resurseve të përbashkëta ujore në pellgun e zgjeruar të Lumit Drin“.
Bashkëpunimi regjional në menaxhimin e ujërave ndërkufitare, nga MMPH konsiderohet veprim në funksion të avancimit të bashkëpunimit regjional, përgatitjes së Kosovës për zbatimin e konventave ndërkombëtare për menaxhimin e burimeve ujore të përbashkëta. Aktivitet i rëndësishëm i këtij projekti do të jetë edhe ndërtimi i një sistemi lagunar për trajtimin e ujërave të zeza në Fshatin Kramovik të komunës së Rahovecit.
Në takim, palët u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin, përfshirë angazhimet e grupeve të përbashkëta të ekspertëve në funksion të identifikimit të hapave të domosdoshëm për ruajtjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve ujore.

Diaspora të lirohet nga pagesat për testet PCR për COVID19!?
Tashmë jemi mësuar me populizmin e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Kurti për dashurinë dhe respektin kinse për diasporën tonë. Nuk do të kishte asgjë të keqe dhe do të konsiderohe...Lexo më shumë...

Ferat Shala: PDK-ja është parti bashkëpunuese, por për presidentin s’bëjnë kompromise
29.03.2021-Në një intervistë për Ekonomia Online, Shala tha se proceset me të cilat do të ballafaqohet Kosova në të ardhmen nuk do të jenë të lehta....Lexo më shumë...

Ekspozeu që nuk reflekton zhvillim dhe prosperitet!
Qëndrimi im lidhur me ekspozeun e kryeministrit Kurti i prezantuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës....Lexo më shumë...