Lexo

Shala takon Ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, znj.Maryse Daviet

Në këtë takim lamtumirës z. Shala shprehu falënderimin dhe konsideratën e lartë për kontributin e Qeverisë Franceze në përkrahje të Kosovës me projekte të ndryshme disa nga të cilat u realizuan edhe në MMPH.

Mbrëmë në ambientet e Restaurant “Trofta” ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë z.Ferat Shala, me bashkëpunëtorë, zhvilloi takim lamtumirës me Ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, shkëlqesinë e saj znj.Maryse Daviet e cila përfundon misionin e saj në vendin tonë. Në një takim tejet miqësorë u diskutua Lidhur me projektet e Qeverisë Franceze në Kosovë, me theks të veçantë në Komunën e Prishtinës dhe projektet tjera të cilat ndërlidhen me trashëgiminë natyrore.

Me këtë rast z.Shala shprehu falënderimin dhe konsideratën e lartë për kontributin e Qeverisë Franceze në përkrahje të Kosovës me projekte të ndryshme, veçmas MMPH-në, si dhe çmoi lartë rolin përkrahës dhe konstruktiv të Ambasadores Daviet gjatë kohës sa shërbeu në Kosovë.

Në fund bashkëbiseduesit u dakorduan që projektet në vazhdim të realizohen në frymën e njëjtë, si dhe bashkëpunimi të vazhdoj si deri më tani.

 


Diaspora të lirohet nga pagesat për testet PCR për COVID19!?

Tashmë jemi mësuar me populizmin e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Kurti për dashurinë dhe respektin kinse për diasporën tonë. Nuk do të kishte asgjë të keqe dhe do të konsiderohe...

Lexo më shumë...

Ferat Shala: PDK-ja është parti bashkëpunuese, por për presidentin s’bëjnë kompromise

29.03.2021-Në një intervistë për Ekonomia Online, Shala tha se proceset me të cilat do të ballafaqohet Kosova në të ardhmen nuk do të jenë të lehta....

Lexo më shumë...

Ekspozeu që nuk reflekton zhvillim dhe prosperitet!

Qëndrimi im lidhur me ekspozeun e kryeministrit Kurti i prezantuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës....

Lexo më shumë...