Lexo

Klina kërkon zgjidhjen e problemit të vërshimeve

Rregullimi i shtetërve të lumenjëve Drini i Bardhë dhe Klina, në fokusin e takimit të u.d.Ministrit të MMPH-së, Ferat Shala dhe kryetarit të komunës së Klinës z.Sokol Bashota

16.09.2016- Në vazhdën e vizitave nëpër komunat e Kosovës, Ushtruesi i detyrës së Ministrit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Ferat Shala ka vizituar Komunën e Klinës ku është takuar me Kryetarin z. Sokol Bashota. Në këtë takim u bisedua për problemet me e lumenjve Drini i Bardhë dhe Klina dhe për projektet e përbashkëta për rregullimin e shtretërve të këtyre lumenjve. Me theks të veçantë u diskutua çështja e sanimit të vërshimeve në këtë komunë.

Po ashtu, u bisedua për projektet e përbashkëta për trajtimin e ujërave të zeza në Komunën e Klinës.

Bashkëbiseduesit u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe atë të planifikimit hapësinor.

 


A është momenti i duhur për të mbështetur zhvillimin e ekoturizmit në Kosovë?

Tani kur po diskutohet shumë për pakon ekonomike për mbështetjen e bizneseve për rimëkëmbje nga pasojat e pandemisë COVID19, vlerësoj që një nga fushat ku duhet të orientohet kjo mbështe...

Lexo më shumë...

Në emër të popullit – me përfaqësim 11 %!

Dr.sc. Ferat Shala, shkrim autorial mbi zhvillimet e fundit politike në vend...

Lexo më shumë...