Lexo

Shala priti përfaqësuesit e Bankës Botërore

Diskutohet për procesin e zhvendosjes së banorëve të fshatit Hade dhe kërkesat mjedisore në kuadër të ndërtimit të kapaciteteve të reja energjetike për Kosovën

16.09.2016- Ushtruesi i detyrës së Ministrit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Ferat Shala ka takuar sot përfaqësuesit e Bankës Botërore në Kosovë, znj. Nina Bhatt dhe z. Marco Mantovanelli, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë.

Në këtë takim, u diskutua për projektet e përbashkëta në mes të MMPH-së dhe Bankës Botëror, si dhe për procesin e zhvendosjes së banorëve të fshatit Hade dhe planet për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike në Kosovë të cila duhet të respektojnë standardet mjedisor edhe të drejtat e njeriut.

U.d Ministri Shala, shprehu gatishmërinë e tij për të përmbushur të gjitha obligimet e ministrisë që udhëheq në projektet që Banka Botërore përkrah në Republikën e Kosovës.

 


Urime PDK!

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), shënon 20-vjetorin e themelimit të saj....

Lexo më shumë...

Besimi juaj, do të na forcojë!

Proceset që na presin do t’i dëshmojnë misionet dhe kontributet e secilit!...

Lexo më shumë...

Urime Kosovë!

Sapo e kryem obligimin qytetar dhe demokratik. ...

Lexo më shumë...