Lexo

Shala, takon ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë dhe Klubin e Biznesmenëve Slloveno-Kosovarë

Në takim u vlerësua se bashkëpunimi i bizneseve vendore me bizneset e huaja është shumë I rëndësishëm në adresimin e drejtë të investimeve në sektorin e mjedisit.

21.10.2016- U.d i ministrit të MMPH-së z.Shala, mirëpriti sot në takim ambasadorin e Republikës së Sllovenisë të akredituar në Kosovë z.Miljan Majhen i shoqëruar me biznesmen slloven, të kryesuar nga znj.Sonja Ruter, Drejtoreshë e Klubit të Biznesmenëve Slloven dhe atyre Kosovarë-EAC. Në takim u vlerësua se bashkëpunimi i bizneseve vendore me bizneset e huaja është shumë I rëndësishëm në adresimin e drejtë të investimeve në sektorin e mjedisit.

Me këtë rast Shala tha se MMPH, do të ofrojë tërë mbështetjen e saj për projektet e bashkëpunimit dhe investimeve nga investitorët slloven me theks të veçantë në ato të trajtimit të ujërave të zeza. Qeveria Sllovene deri me tani ka dhënë kontribut dhe mbështetje të pakursyer për Kosovën në të gjitha fushat, për çka ai e  falënderoj ambasadorin Majhen dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar këtë bashkëpunim.

U.d i ministrit të MMPH-së z.Shala, tha po ashtu që Kosova tani më ka një infrastrukturën ligjore të përshtatshme që mundëson investimeve në sferat që mbulohen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, dhe se Qeveria e Kosovës është duke punuar edhe më tutje në përshtatjen e legjislacionin, për lehtësimin e investimeve të huaja në Kosovë.

 

 

Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...