Lexo

MMPH ofron mbështetje për projektet mjedisoret komunës së Prizrenit

Projektet e trajtimit të ujërave të zeza dhe ato për rregullimin e shtretërve të lumenjve do të jenë me prioritet

04.11.2016- U.d Ministri i MMPH-së Ferat Shala takoi Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Prizrenit z. Kujtim Gashi dhe Drejtorin e Urbanizmit z. Visar Islamaj Ushtruesi i detyrës së Ministrit në Ministrinë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Ferat Shala ka zhvilluar sot takim me Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Prizrenit z. Kujtim Gashi dhe Drejtorin e Urbanizmit të kësaj komuna z. Visar Islamaj.

Në takim u bisedua për çështjet e mjedisit dhe planifikimit hapësinor në komunën e Prizrenit si hartimi e dokumenteve të planifikimit hapësinor dhe investimet e përbashkëta në këtë komunë.

Ne emër të MMPH-së, Shala  shprehu gatishmërinë për mbështetjen për hartimin e planeve dhe realizimin e projekteve në  Komunën e  Prizrenit sikurse janë ato në fushën e trajtimit të ujërave të zeza, rregullimin e shtretërve të  lumenjve, mbrojtjen e natyrës dhe  fusha të tjera mjedisore.

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...