Rritet interesimi i investitorëve të jashtëm për investime në sektorin e mjedisit në Kosovë
Mundësit e investimit në industrinë minerarë dhe metalurgjike, legjislacioni që mbulon sektorin minerar, pëlqimet dhe lejet mjedisore si dhe industria përpunuese në sektorin e mjedisit, ishin disa nga temat e takimit me investitorët potencial nga Austria
10.11.2016- Sot në hapësirat e MMPH-së, ushtruesi i detyrës së Ministrit në Ministrinë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Ferat Shala se bashku me zv.Ministrin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë z. Avni Kastrati ka zhvilluar sot takim me delegacionin e investitorëve nga Austria të kryesuar nga z. Rudolf Hofbauer, Menaxher i përgjithshëm në ETVie Energy Transfer Vienna GmbH.
Në takim u bisedua për mundësit e investimit në industrinë minerarë dhe metalurgjike, legjislacionin që mbulon sektorin minerar, pëlqimet dhe lejet mjedisore, në veçanti për mundësit e investimit në industrinë përpunuese të mjedisit.
Delegacioni shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në këto fusha. U.d Ministri Shala dhe zv. Ministri Kastrati i informuan bashkëbiseduesit për mundësit konkrete të investimit dhe shprehen gatishmërinë për të ofruar të gjitha mundësit ligjore për realizimin e projekteve të tyre.

Edhe një zëdhënës i Rimëkëmbjes nga bota e artit
S’ka më mirë se kur dita të nis me miq të veçantë si Halim Berisha. Jo vetëm sot - në ditëlindjen tij, por aktori Berisha me batutat e tij inteligjente çdo herë di të na i ndreq ditët....Lexo më shumë...

Drenica pret edhe më tej shërbime për Rimëkëmbjen e vendit
Me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin, ndajmë mbi 30 vjet veprimtari të përbashkët....Lexo më shumë...

17 janari i trishtë i historisë sonë kombëtare!
Në kalendarin e historisë kombëtare shqiptare 17 janari pa dyshim se shenjon njërën nga datat më të trishta. ...Lexo më shumë...