
Shala në Vjenë, pjesëmarrës në Konferencën për Hidroenergji të Qëndrueshme për Ballkanin Perëndimore
Qëllimi i Konferencës ishte të mbledhë përfaqësuesit e institucioneve dhe komunitetin e interesuar për hidroenergji nga Ballkani Perëndimorë, për të pasur në konsideratë listën e projekteve ekzistuese për hidroenergji të qëndrueshme, identifikimin e një liste të ngushtë të projekteve kualitative hidroenergjetike dhe definimin e hapave kryesorë për zhvillimin e këtyre projekteve duke përfshirë edhe projektet hidroenergjetike ndërkufitare.
01.12.2016- U.d. ministri i MMPH, z.Ferat Shala, dje dhe sot ishte pjesëmarrës në dy konferenca të ndërlidhura për Hidroenergjinë, në Vjenë të Austrisë: Konferenca për Hidroenergji të Qëndrueshme për Ballkanin Perëndimore dhe Takimi Ministror për Hidrocentralet Ndërkufitare. Me këtë rast në emër të delegacionit nga Kosova, ku ishin pjesëmarrës edhe sekretari i përgjithshëm i MMPH z.Arben Citaku, dhe përfaqësuesit nga MZHE dhe ZRRE, ai foli për bashkëpunimin ndërkufitar dhe ndërshtetëror, integrimin e tregut rajonal të energjisë, barazinë e këtij tregu, nevojën për harmonizimin e tregut Shqipëri- Kosovë, si dhe harmonizimin e kërkesave për hidroenergji me kërkesat për mbrojtjen e mjedisit.
Qëllimi i Konferencës ishte të mbledhë përfaqësuesit e institucioneve dhe komunitetin e interesuar për hidroenergji nga Ballkani Perëndimorë, për të pasur në konsideratë listën e projekteve ekzistuese për hidroenergji të qëndrueshme, identifikimin e një liste të ngushtë të projekteve kualitative hidroenergjetike dhe definimin e hapave kryesorë për zhvillimin e këtyre projekteve duke përfshirë edhe projektet hidroenergjetike ndërkufitare.
Konferenca është organizuar nga Grupi i Bankës Botërore IFC ( Korporata Ndërkombëtare Financiare), me mbështetje nga Ministria Federale e Financave të Austrisë, Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Norvegjisë dhe nga Sekretariati Shtetërore për Çështje Ekonomike i Zvicrës.
Pjesëmarrës në konferencë përveç përfaqësuesve të institucioneve nga vendet e Ballkanit Perëndimorë, nga organizatorët dhe mikëpritësit ishin edhe përfaqësues nga komuniteti i donatorëve dhe nga organizata ndërkombëtare e kompani kombëtare të sektorit të hidroenergjisë.

Të nderuar simpatizantë dhe përkrahës!
Sikurse është konfirmuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të votave të fituara në zgjedhjet parlamentare të 6 Tetorit, unë jam zgjedhur deputet i Parlamentit të Kosovës....Lexo më shumë...

Urime PDK!
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), shënon 20-vjetorin e themelimit të saj....Lexo më shumë...