Lexo

Shala në Londër, fton investitorët anglez për investime në sektorin e trajtimit të mbetjeve urbane dhe minerare

Realizon takime edhe me përfaqësues të institucioneve mjedisore dhe me përfaqësues të institucioneve akademike e shkencore.

07.12.2016. U.d. Ministri i MMPH-së, z.Ferat Shala, po qëndron për vizitë zyrtare në Londër, ku dje dhe sot ka realizuar vizita dhe takime me përfaqësues të institucioneve mjedisore, përfaqësues të institucioneve akademike e shkencore dhe investitor të interesuar për investime në Kosovë. Me këtë rast z. Shala, i ka njoftuar institucionet dhe bizneset angleze, për gjendjen e mjedisit në Kosovë, gatishmërinë e institucioneve kosovare për bashkëpunim, si dhe për kornizën ligjore dhe institucionale.

Me theks të veçantë është diskutuar për metodologjitë dhe mundësitë e trajtimit të mbetjeve urbane dhe mbetjeve minerare, ku z.Shala i informoi investitorët potencial anglez për ambientin e volitshëm që ofron Kosova për bizneset e këtij lloji, dhe i ftoj ata që të vijnë për të investuar në këtë fushë.

Gjate këtyre ditëve z.Shala, realizoj një takim të veçantë me udhëheqësin e Departamentit për Shkenca të Tokës dhe Inxhinieri, të Kolegjit Mbretëror të Londrës, prof. Jan Cilliers, si dhe vizitoi Muzeun e Kristaleve në Londër.

 


A është momenti i duhur për të mbështetur zhvillimin e ekoturizmit në Kosovë?

Tani kur po diskutohet shumë për pakon ekonomike për mbështetjen e bizneseve për rimëkëmbje nga pasojat e pandemisë COVID19, vlerësoj që një nga fushat ku duhet të orientohet kjo mbështe...

Lexo më shumë...

Në emër të popullit – me përfaqësim 11 %!

Dr.sc. Ferat Shala, shkrim autorial mbi zhvillimet e fundit politike në vend...

Lexo më shumë...