Lexo

Komunikate për media e u.d. ministrit të MMPH: Cilësia e ajrit është një ndër prioritetet kryesore të MMPH-së

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë me vëmendje është duke ndjekur gjendjen e ajrit në Kosovë, gjatë ditëve të fundit, dhe përkitazi me situatën është shtuar edhe gatishmëria e MMPH-së, për marrjen e masave dhe për përmirësimin e gjendjes.

09.12.2016- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë me vëmendje është duke ndjekur gjendjen e ajrit në Kosovë, gjatë ditëve të fundit, dhe përkitazi me situatën është shtuar edhe gatishmëria e MMPH-së, për marrjen e masave dhe për përmirësimin e gjendjes. Në kuadër të këtyre veprimeve tash disa ditë raportohet në baza ditore për cilësinë e ajrit për regjionin e Prishtinës, që konsiderohet si një ndër zonat me ndotjen më të lartë, dhe është shtuar informimi i qytetarëve përmes mediave dhe formave tjera të informimit.

Gjendja aktuale e cilësisë së ajrit, vjen si pasojë e një varg faktorëve duke përfshirë kushtet meteorologjike, emetimet e shtuara nga transporti, emetimet nga sektori i energjisë dhe nga industria. Sipas informatave nga raportimet online, cilësia e ajrit është e ngjashme e në disa raste edhe më e rënduar në të gjitha qendrat e regjionit të Ballkanit dhe më gjerë.

Për publikun e gjerë duam të bëjmë me dije, që sektori i ajrit dhe përmirësimi i cilësisë së tij është një ndër sektorët me prioritet për MMPH. Përkundër kufizimeve buxhetore në sektorin e mjedisit, për vitin 2017, MMPH ka ngritur buxhetin për mirëmbajtjen e stacioneve monitoruese nga 60 mijë euro sa ishin në vitin 2016 në 150 mijë euro. Po ashtu janë planifikuar edhe 40 mijë euro për projektin e instalimit të softwerin qendror për informimin në kohë reale të publikut për cilësinë e ajrit.

MMPH po ashtu ka hartuar edhe projekte tjera që përfshijnë inventarizimin e emisioneve në ajër dhe monitorimin e emisioneve në ajër nga impiantet me djegie të mëdha. Një i tillë është ai me JICA, në vlerë prej 4 milion dollarë që pritet të fillojë së implementuari gjatë vitit 2017. Ky projekt do të ndihmojë edhe në modelimin e shpërndarjes së ndotësve në ajër që do jetë një bazë e mirë për marrjen e masave për reduktimin e emisioneve në ajër.

Po vazhdon ngritja e kapaciteteve teknike dhe humane në sektorin e ajrit, ku gjatë vitit 2016 është shtuar numri i të punësuarve në këtë sektor dhe po ashtu në kuadër të riorganizimit të MMPH, Instituti Hidrometeorologjik do të ketë një sektor të veçantë për ajrin.

Është duke u punuar edhe në përmirësimin e politikave në sektorin e ajrit. Është duke u bërë amandamentimi i Ligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja dhe është miratuar udhëzimi administrativ për burimet e lëvizshme të emisioneve, që aktualisht është në fazën testuese. Është punuar edhe në hartimin e Strategjisë për Cilësinë e ajrit, në hartimin e Planit të Veprimit për cilësinë e ajrit dhe në Planin e Veprimit për reduktimin e emisioneve në ajër.

Po ashtu, vazhdon angazhimi për zbatimin e Ligjit për Lejet e Integruara Mjedisore, përmes së cilit operatorët ekonomik obligohen që të zbatojnë detyrimet e tyre në raport me mjedisin përfshirë edhe emisionet në ajër, dhe zotimet për përmirësimin e teknologjisë së prodhimit, me qëllim të reduktimit të ndotjes së ajrit.

Megjithkëtë, cilësia e ajrit është sektor multidiciplinar dhe kërkon angazhim më gjithëpërfshirës të institucioneve relevante. Me këtë rast MMPH, kërkon nga ministritë e linjës si Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Tregtisë, Ministria e Transportit, Doganat e Kosovës si dhe Pushteti lokal, që të angazhohen për ndërmarrjen e masave dhe implementimin e ligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja dhe udhëzimeve përkatëse, me qëllim të mbrojtjes së ajrit nga ndotja dhe përmirësimit të tij.

MMPH, u bënë apel edhe qytetarëve që gjatë këtyre ditëve, të jenë më të kujdesshëm sidomos në përdorimin e automjeteve për transport, në përdorimin e lëndëve djegëse dhe në forma të tjera të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe mbrojtjen e tij nga ndotja.  

Duke vepruar së bashku, Ne do të kontribuojmë në mbrojtjen e ajrit nga ndotja dhe në mbrojtjen e shëndetit tonë.

 Ferat Shala, u.d Ministër i MMPH

Prishtinë, 09.12.2016

 


Letër publike ambasadorit Miroslav Lajçak

Me lejoni që në fillim të kësaj letre time publike, të përshëndes përpjekjet tuaja për të zgjidhur problemin shekullor mes Kosovës dhe Serbisë, për të vendosur paqen e përhershme dhe ba...

Lexo më shumë...

Deputeti i PDK-së: Kosova në dialog pa koordinim dhe pa ekspertë

Ferat Shala, deputet i PDK-së, ka thënë për Front Online, se Kosova ka nevojë për një koordinim ndërpartiak dhe ndërinstitucional për bisedimet. Sipas tij, Kosova në këtë takim ka shkuar ...

Lexo më shumë...

Një fond për mbrojtjen e mjedisit!

Ka shumë arsye që na obligojnë ta bëjmë një fond të veçantë për mbrojtjen e mjedisit....

Lexo më shumë...