Qeveria e Luksemburgut premton mbështetje për projekte mjedisore në Kosovë
Shala e Dosert, diskutojnë për mundësitë e realizimit të projekteve konkrete dhe bashkëpunimit bilateral
13.12.2016- Ushtruesi i detyrës së Ministrit në Ministrinë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Ferat Shala ka takuar sot ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë znj. Anne Dostert. Në takim u bisedua për mundësit e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut në fushën e mjedisit.
Ambasadorja Dostert njoftoj u.d Ministrin Shala se Qeveria e Luksemburgut ka vendosur që në kuadër të mbështetjes për Kosovën krahas fushave të tjera të mbështes edhe fushën e mjedisit. Në këtë drejtim ambasadorja shprehu gatishmërinë për të diskutuar për projekte konkrete të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ndihmës për Kosovën.
Nga ana e tij, u.d Ministri Shala, njoftoj ambasadoren me prioritetet dhe angazhimet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe me mundësit e bashkëpunimit në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë.
U.d Ministri Shala, siguroj Ambasadoren së MMPH do të vë të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion të bashkëpunimi dhe zhvillimit të projekteve të përbashkëta që ndikojnë në përmirësimin gjendjes së mjedisit në Kosovë.

Të nderuar simpatizantë dhe përkrahës!
Sikurse është konfirmuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të votave të fituara në zgjedhjet parlamentare të 6 Tetorit, unë jam zgjedhur deputet i Parlamentit të Kosovës....Lexo më shumë...

Urime PDK!
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), shënon 20-vjetorin e themelimit të saj....Lexo më shumë...