Lexo

Shala, pret në takim delegacionin hungarez

Si rezultat i këtij bashkëpunimi janë nënshkruar dy marrëveshje: Njëra për 50 bursave për studentët kosovarë dhe tjera për një kredi në vlerë prej 62 milionë eurove për sektorin e menaxhimit të ujërave.

14.12.2016- Sot, u.d. Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Z. Ferat Shala së bashku me Ambasadoren e Kosovës në Hungari, Znj. Luljeta Vuniqi, priti Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Z. Péter SZIJJÁRTÓ, të shoqëruar nga Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Z. László Márkusz dhe me delegacionin e tij të përbër : Dr Gyula BUDAI, Minister i Mirëmbajtjes së Lidhjeve Ekonomike me embargon ruse; Z. Zsolt CSUTORA, Zëvendës Sekretar i Shtetit; András KLEIN përgjegjës për Ballkanin Perëndimor; László Márkusz Ambassador of Hungary; Béla Bozsik, Zëvendës shef i misionit në Ambasadën Hungareze; Tamás Gergely dhe Atacshe për tregti dhe zhvillim.

U.d. ministri Shala u dëshiroi mirëseardhje dhe shprehu falënderim për Qeverinë e Hungarisë për mbështetjen që po i jep Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor.

Ai në vazhdim , ai theksoi se gjatë vizitës sime në Hungari, u dakorduam që të këmbejmë përvojat hungareze në fushën e mjedisit.

Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Z.  László Márkusz, theksoi se, tashmë me Kosovën kemi nënshkruar 2 marrëveshje: për akordimin e 50 bursave për studentët kosovarë dhe kredia prej 62 milionë eurove për menaxhimin e ujërave. Ai shpalosi edhe projekte të tjera që do të bëhen në Kosovë.  Poashtu, ai theksoi se një kompani hungareze është duke implementuar projekte të trajtimit të ujërave të zeza nëpër Evropë, e cila kompani mund të angazhohet edhe në Kosovë.

U.d Ministri Shala i falënderoi bashkëbiseduesit e delegacionit hungarez, për mbështetjen, duke besuar se disa nga bursat do të ndahen për studentë të fushës së mjedisit. Ai, po ashtu i njoftoi mysafirët edhe për projekte të tjera të MMPH.

Ishte konstatim i përbashkët i takimit se pas ratifikimit në Kuvendin e Kosovës, projekti të lëvizë menjëherë dhe se mundësitë janë edhe për kompanitë hungareze që po operojnë nëpër Evropë, për t’u angazhuar.

Takimi përfundoi me vullnetin reciprok për të vazhduar bashkëpunimin e suksesshëm të filluar.

 

 


Të nderuar simpatizantë dhe përkrahës!

Sikurse është konfirmuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të votave të fituara në zgjedhjet parlamentare të 6 Tetorit, unë jam zgjedhur deputet i Parlamentit të Kosovës....

Lexo më shumë...

Automjetet dhe mjedisi

Nga: Prof.asoc.dr. Ferat Shala & Msc. Liridon Sejdiu...

Lexo më shumë...

Urime PDK!

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), shënon 20-vjetorin e themelimit të saj....

Lexo më shumë...