Lexo

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është diskutuar për gjendjen e cilësisë së ajrit në vend

Ushtruesi i detyrës së ministrit të mjedisit dhe planifikimit Hapësinor , Ferat Shala ka ngritur problemin e ndotjes së ajrit dhe ka kërkuar angazhimin e të gjitha institucioneve në zbatimin e ligjit, me qëllim të parandalimit të ndotjes dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit.

21.12.2016-Mes tjerash ai ka vlerësuar që duhet të bëhet edhe rishikimi i disa politikave mjedisore, të themelohet ekofondi dhe që çështjet mjedisore të jenë në kuadër të prioriteteve kryesore të Qeverisë së Kosovës.

Kërkesa  e tij ka gjetur përkrahje, dhe së shpejti MMPH do sjellë në Qeverinë e Kosovës për shqyrtim dhe miratim një plan të masave për zvogëlimin e ndotjes, ku do të përcaktohen veprimet afatshkurta, afatmesme dhe afatgjata, që duhet ndërmerren nga MMPH dhe institucionet tjera.

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se duhet të sillet një plan dhe të shqyrtohen masat për zvogëlimin e ndotjes.

Ndërsa zv.kryeministri Hajredin Kuçi ka kërkuar që të hartohet një plan veprimi afat shkurtër të mesëm dhe te gjatë.

 


Edhe një zëdhënës i Rimëkëmbjes nga bota e artit

S’ka më mirë se kur dita të nis me miq të veçantë si Halim Berisha. Jo vetëm sot - në ditëlindjen tij, por aktori Berisha me batutat e tij inteligjente çdo herë di të na i ndreq ditët....

Lexo më shumë...

Drenica pret edhe më tej shërbime për Rimëkëmbjen e vendit

Me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin, ndajmë mbi 30 vjet veprimtari të përbashkët....

Lexo më shumë...

17 janari i trishtë i historisë sonë kombëtare!

Në kalendarin e historisë kombëtare shqiptare 17 janari pa dyshim se shenjon njërën nga datat më të trishta. ...

Lexo më shumë...