Lexo

Qeveria miratoi planin e masave për përmirësimin e cilësisë së ajrit

Shqyrtimi i vendimit për importin e veturave te vjetra, rritja e kontrollit të cilësisë së derivateve të naftës, rritja e inspektimit të lëndëve djegëse në ekonomitë familjare, janë vetëm disa prej masave të përfshira në këtë dokument

23.12.2016- Qeveria e Kosovës, në mbledhje e sotme e ka shqyrtuar dhe miratuar dokumentin “Plani i Masave për Përmirësimin e Cilësisë së Ajrit dhe Gjendjes së Mjedisit në Kosovë”, të propozuar nga MMPH, që ka për qëllim përmirësimi e gjendjes, rritjen e efikasitetin në zbatimin e legjislacionit, Strategjisë dhe Planit të Veprimit për cilësinë e ajrit, ngritjen e kapaciteteve teknike dhe humane. si dhe rritjen e nivelit të bashkëpunimit dhe bashkërendimit institucional,

Në kuadër të masave të propozuara në këtë dokument përveç atyre që tanimë janë duke i zbatuar përfshihen edhe shqyrtimi i vendimit për veturat e vjetra, rritja e kontrollit të cilësisë së derivateve të naftës, rritja e inspektimit të lëndëve djegëse në ekonomitë familjare, funksionalizimi i transportit publik, themelimi i fondit të mjedisit dhe masa tjera të afatshkurta, afatmesme dhe afatgjata.

Ferat Shala u.d i ministrit në MMPH ka thënë se plani është bazuar në përgjegjësit institucionale. “Në kuadër të veprimeve të ndërmarra janë dhënë 6 rekomandime të cilat ne jemi duke i zbatuar si mas për mbrojtjen e ndotjes së ajrit”, tha kreu i MMPH-së.

Ai ka përmendur edhe dhjetëra rekomandime që përmban ky plan për mbrojtjen e e cilësie së ajrit.

“Shqyrtimi i vendimit për veturat e vjetra, të rritet kontrolli i cilësisë së derivateve të naftës, rritja e inspektimit të lëndëve djegëse në ekonomit familjare, funksionalizimi i transportit publik në ato qytet ku ndotja e cilësisë së ajrit është më e lartë”, kanë qenë disa nga rekomandimet”, tha Shala.

Ndërkaq, lidhur me këtë çështje zv. kryeministri i Kosovës, Hajredin kuçi ka thënë se “duhet të realizohet edhe një aktivitet me opinion publik që të informohen më gjendjen dhe masat që duhet marr.

“Plani është operacional por duhet shikuar edhe mundësit buxhetore për zbatimin e disa masave pasi mbrëmë është miratuar buxheti”, tha Kuçi.

Miratimi i këtij plani të masave për përmirësimin e cilësisë vjen si rezultat i angazhimit të vazhdueshëm të MMPH, për të përmirësuar gjendjen dhe  për të vendosur çështjet mjedisore në kuadër të prioriteteve të Qeverisë së Kosovës.

 


Kosova dhe Partia Demokratike e Kosovës janë të bekuar që e kanë Hajredin Kuçin!

Një kafe me nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, prof. dr. Hajredin Kuçin. Bisedat me Hajrën gjithmonë janë frymëzim; mendimet e tij të thella na bëjnë të jemi më të urtë e ...

Lexo më shumë...

Programi i PDK për Rimëkëmbje dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik

Me planprogramin për Rimëkëmbje ekonomike nën qeverisjen e PDK-së vendi do të ketë rritje ekonomike 5 % – 7 %, ku përmes masave konkrete do të mbështeten sektori privat, përfituesit e ndi...

Lexo më shumë...

Nga aktivitetet parazgjedhore në komunën e Drenasit!

E nisëm ditën e sotme me kryetarin e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, z. Sejdi Hoxha. Drenasi qëndron sypatrembur, si një nga kalatë e pamposhtura të PDK-së. ...

Lexo më shumë...