Lexo

Konferenca e fundvitit për media

Shala: Gjatë vitit 2016 investuam 1.5 milion € në mjedis dhe planifikim hapësinor

30.12.2016- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, mbajti konferencën e fundit për media, me ç’rast shpalosi punën njëvjeçare të saj. Ministri tashmë i emëruar, Ferat Shala, tha se ministria që ai drejton gjatë vitit 2016 ka shënuar një varg suksesesh, por që sipas tij patën edhe sfida me të cilat u ballafaquan.

Ai tha se gjatë vitit 2016 kjo ministri në fushën e mjedisit dhe të planifikimit hapësinor, ka investuar rreth 1.5 mln euro.

Sipas Shalës, gjatë këtij viti kjo ministri ka qenë e fokusuar edhe në pastrimin dhe rregullimin e shtretërve të lumenjve, të cilët gjatë reshjeve të dendura kanë shkaktuar vërshime.

Në fushën e planifikimit hapësinor, ndërtimit dhe banimit, Shala tha se MMPH ka zhvilluar 35 indikatorë themelorë për planifikim hapësinor të cilat sipas tij do shërbejnë për hartimin dhe vlerësimin e planeve hapësinore në nivel qendror dhe lokal.

“MMPH ka kompensuar 812 pronarë për 1087 parcela dhe buxheti prej 27milionë e 145mijë e 314 është realizuar në 98%. Në kuadër të aktivitetit të Inspektoratit për ndalimin e të gjitha ndërhyrjeve në zonat e veçanta të mbrojtura të natyrës, janë zhvilluar aktivitetet e ri-inspektimeve për ndërtimet e paligjshme në zonën e Ujëvarës së Mirushës dhe MMPH ka inicuar procedurë kundërvajtës”, tha ai.

Gjithashtu, ai tha se inspektorati në funksion të monitorimit të zbatimit të legjislacionit mjedisor në fuqi, ka kryer 577 inspektime me procesverbal të operatorëve ekonomikë, ka lëshuar 29 vendime; 57 inicime në Gjykatë; 530 rekomandime dhe vërejtje dhe ka kryer 35 inspektime të përbashkëta me KFOR-in, FSK-në etj.

Duke folur për të arriturat në fushën e kadastrit, Shala tha se AKK gjatë vitit ka regjistruar 83,571 prona sipas Sistemit të Informacioneve të Kadastrit për tokën në Kosovë.

Shala gjithashtu përmendi edhe fondin prej 2 milionë euro të financuar nga GIZ për financimin e projektit “Përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike në menazhimin ndërkufitar të riskut të përmbytjeve për Ballkanin Perëndimor”.

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...