Lexo

Shala bëri homazhe pranë varrit të Gjeneralit Shaban Shala

Me këtë rast ai tha se ndjehet mirë që përveç luftës Shaban Shala pati mundësi që ta presë dhe përjetojë edhe lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

05.01.2017-Më rastin e pesë vjetorit të vdekjes së Gjeneral Shaban Shala, Ministri I Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë z, Ferat Shala së bashku me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar edhe nga deputetja Sala Berisha-Shala, deputeti Elmi Reçica, Nuhi Ahmeti, Abdullah Dërguti, Behxhet Shala, Idriz Hysenaj e bashkëveprimtarë të tjerë, familjarë e qytetarë, kanë bërë homazhe pranë varrit të tij dhe kanë venë kurora lulesh në Varrezat e Dëshmorëve në Velani.

Më këtë rast, Ministri i MMPH, Ferat Shala. ka mbajtur edhe një fjalë rasti i cili kujtoi edhe një herë vlerat e Shaban Shalës. Ai shtoi se ndjehet mirë që përveç luftës Shala pati mundësi që ta presë dhe përjetojë edhe lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Deputeti Elmi Reçica kujtoi se si Shala ka qenë i sëmurë dhe se askush nuk ka besuar që ai do të arrijë të mbijetojë.“Vullneti i madh për liri ka bërë që ai të tejkalojë të gjitha sfidat dhe t’i sjell Kosovës, lirinë bashkë me shokë”, ka thënë Reçica.

Kurse kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se Shalën e ka njohur si 12 vjeçar.“Jam krenar që kam arritur ta njoh një njeri si  me të gjitha ato tipare e virtyte”, ka thënë Lladorvci.

Kurse në emër të familjes ka folur, Vëllai i Shaban Shalës, Elmi Shala që ka falënderuar të gjithë shokët e luftës së Shabanit dhe bashkëveprimtarët e tij në kohëra të ndryshme.

 


Hajdari, raporton para Komisionit Parlementar per Ekonomi

Sot para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka raportuar znj.Rozeta Hajdari Ministre e Tregtis, së bashku me UD të Kryeshefit të ARBK-së. Niveli i zbatimit të ligjit p...

Lexo më shumë...

Shala: Do të përdorim të gjitha mjetet legale që taksa 5 eurshe të mos filloj së zbatuari nga 1 shtatori

Kryetari i Komisionit për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës, Ferat Shala, e konsideron si antiligjor vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës me anë të të cilit qytetarët do të obligohen nga 1...

Lexo më shumë...

Në takim me përfaqësuesit e ARRU dhe KRU-ve!

Ferat Shala, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, së bashku me kolegët tjerë, ka ftuar në takim drejtoreshën e ARRU-së dhe ...

Lexo më shumë...