Lexo

Shala dhe Russell, flasin për anëtarësimin e Kosovës në Fondin Global për Mjedisin

Në këtë drejtim bashkëbiseduesit ranë dakord për hapat që duhet bërë që Kosova të jetë përfituese nga ky fond global në mënyrë që të zgjidhen problemet e ndjeshme me ndotjen e mjedisit.

16.01.2017- Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Ferat Shala priti sot në takim z.Andrew Russell, përfaqësues i UNDP–së në Kosovë. Në takim u bisedua për bashkëpunimin dhe projektet e zhvilluara deri me tani, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejmë. Biseda u fokusua në angazhimet e UNDP-së dhe MMPH-së për anëtarësimin e Kosovës në fondin global për mjedisin.

Në këtë drejtim bashkëbiseduesit ranë dakord për hapat që duhet bërë që Kosova të jetë përfituese nga ky fond global në mënyrë që të zgjidhen problemet e ndjeshme me ndotjen e mjedisit.

Ministri Shala njoftoj z.Russell me angazhimet e MMPH-së në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor dhe për angazhimin maksimal për të punuar bashkë me partnerët ndërkombëtar në projekte të përbashkëta mjedisore.

 


Copëza historie nga Malet e Zatriqit!

Gjurmë të një ndër rrugëve më të vjetra të Kosovës. ...

Lexo më shumë...

Ditë të vështira për mbrojtjen e mjedisit!

Opinion autorial i Dr.sc. Ferat Shala, për zhvillimet aktuale në sektorin e mjedisit, me rastin e shënimit të 5 Qershorit - Ditës Botërore të Mjedisit...

Lexo më shumë...

A është momenti i duhur për të mbështetur zhvillimin e ekoturizmit në Kosovë?

Tani kur po diskutohet shumë për pakon ekonomike për mbështetjen e bizneseve për rimëkëmbje nga pasojat e pandemisë COVID19, vlerësoj që një nga fushat ku duhet të orientohet kjo mbështe...

Lexo më shumë...