Lexo

MMPH nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi edhe me Kolegjin “Juridica”.

Legjislacioni, organizimi i konferencave, studimeve, realizimi i projekteve nga fusha e mjedisit dhe planifikimit hapësinor janë disa prej fushave të bashkëpunimit.

23.01.2017-Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z.Ferat Shala në vazhdën e nënshkrimit të marrëveshjeve me universitetet dhe kolegjet në Kosovë, sot ka nënshkruar marrëveshje me kolegjin Evropian “Juridica”, të përfaqësuar nga dekani i këtij kolegji Prof ass.Dr Agron Beka.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar MMPH dhe kolegji evropian “Juridica” do të bashkëpunojnë në fusha të ndryshme me interes të përbashkët të tilla si organizimi i konferencave, studimeve, realizimi i projekteve nga fusha e mjedisit dhe planifikimit hapësinor me theks të veçantë trajtimin e problematikave ligjore në këtë sektor.

Gjithashtu duke u bazuar në marrëveshje MMPH do ti mundësoj studentëve të nivelit Bachelor dhe Master kryerjen e praktikës profesionale në sektorët  e MMPH-së.

 


Të nderuar simpatizantë dhe përkrahës!

Sikurse është konfirmuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të votave të fituara në zgjedhjet parlamentare të 6 Tetorit, unë jam zgjedhur deputet i Parlamentit të Kosovës....

Lexo më shumë...

Automjetet dhe mjedisi

Nga: Prof.asoc.dr. Ferat Shala & Msc. Liridon Sejdiu...

Lexo më shumë...

Urime PDK!

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), shënon 20-vjetorin e themelimit të saj....

Lexo më shumë...