
Ministri Shala, priti në takim përfaqësueset e UN-HABITAT-it për Kosovë
I falënderoj për bashkëpunim në realizimin e projekteve në pjesën veriore të Kosovës.
30.01.2017- Sot në zyrën e tij Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z.Ferat Shala, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm z.Arben Çitaku priti në takim përfaqësueset e UN-HABITAT-it për Kosovë, Znj. Gëendoline Mennetrier - këshilltare kryesore teknike e programit për Kosovë, si dhe znj. Arjeta Himaduna.
Ministri i falënderoi për bashkëpunim të suksesshëm në projektet e zhvilluara së bashku me MMPH-në në pjesën veriore të Kosovës, si dhe për promovimin e qeverisjes së mirë, sigurinë e pronës, zhvillimin e qëndrueshëm të vendbanimeve dhe planifikimit hapësinor gjithëpërfshirës.
Ministri Shala i njoftoi përfaqësueset e UN-HABITAT-it për nënshkrimin dhe procedimin për Qeveri të draftit përfundimtar të projektligjit për banim social. Ndërsa shprehi gatishmërinë e MMPH-së për thellimin dhe vazhdimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe inkurajimin dhe fuqizimin e kapaciteteve komunale planifikuese për të zhvilluar dhe rregulluar qytetet, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente si dhe angazhimin e shoqërisë civile në proceset e planifikimit.

Kosova dhe Partia Demokratike e Kosovës janë të bekuar që e kanë Hajredin Kuçin!
Një kafe me nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, prof. dr. Hajredin Kuçin. Bisedat me Hajrën gjithmonë janë frymëzim; mendimet e tij të thella na bëjnë të jemi më të urtë e ...Lexo më shumë...

Programi i PDK për Rimëkëmbje dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik
Me planprogramin për Rimëkëmbje ekonomike nën qeverisjen e PDK-së vendi do të ketë rritje ekonomike 5 % – 7 %, ku përmes masave konkrete do të mbështeten sektori privat, përfituesit e ndi...Lexo më shumë...

Nga aktivitetet parazgjedhore në komunën e Drenasit!
E nisëm ditën e sotme me kryetarin e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, z. Sejdi Hoxha. Drenasi qëndron sypatrembur, si një nga kalatë e pamposhtura të PDK-së. ...Lexo më shumë...