
Ministri i MMPH takon kreun e BIK-ut
Bisedohet për lejen e ndërtimit për Xhaminë në Prishtinë, objekt të cilit i është vënë gurëthemeli para pesë vitesh.
01.02.2017- Ministri z.Ferat Shala sot priti në takim zyrtar kreun e BIK-ut, myftiun Naim Tërnava me bashkëpunëtorë. Në këtë takim myftiu Tërnava kërkoi përkrahjen e Ministrit dhe të MMPH-së për marrjen e lejes për ndërtimin e Xhamisë në kryeqytetin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, objekt të cilit iu është vënë gurëthemeli para pesë vitesh në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Ministri z.Shala e qartësoi dhe udhëzoi myftiun Tërnava në aspektin ligjor lidhur me procedurën për marrjen e lejes për ndërtimin e Xhamisë, ndërsa shprehi zotimin e tij në përshpejtimin e çështjes sapo të arrijë lënda në MMPH.

Kosova dhe Partia Demokratike e Kosovës janë të bekuar që e kanë Hajredin Kuçin!
Një kafe me nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, prof. dr. Hajredin Kuçin. Bisedat me Hajrën gjithmonë janë frymëzim; mendimet e tij të thella na bëjnë të jemi më të urtë e ...Lexo më shumë...

Programi i PDK për Rimëkëmbje dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik
Me planprogramin për Rimëkëmbje ekonomike nën qeverisjen e PDK-së vendi do të ketë rritje ekonomike 5 % – 7 %, ku përmes masave konkrete do të mbështeten sektori privat, përfituesit e ndi...Lexo më shumë...

Nga aktivitetet parazgjedhore në komunën e Drenasit!
E nisëm ditën e sotme me kryetarin e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, z. Sejdi Hoxha. Drenasi qëndron sypatrembur, si një nga kalatë e pamposhtura të PDK-së. ...Lexo më shumë...