Lexo

Ministri Shala takon Drejtorin e Misionit të USAID në Kosovë, z.James Hope

Tema kryesore e diskutimit ishte implementimi i disa projekteve nga programi pesëvjeçar i punës së USAID në Kosovë.

02.02.2017- Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Z. Ferat Shala, priti Drejtorin e Misionit të USAID/Kosovë, z.James Hope me bashkëpunëtorë. Në këtë takim Ministri Shala njoftoi mysafirin për të arriturat kryesore në MMPH, duke iu falënderuar përkrahjes së pandërprerë nga USAID-i.

Drejtori i USAID/Kosova, z.James Hope ishte i kënaqur me atë që dëgjoi nga Ministri Shala, veçanërisht me reformat e organizimit të brendshëm, përmes të cilave do të lehtësohet dhe mundësohet implementimi i projekteve të Strategjisë pesëvjeçare të USAID-it në Kosovë, disa prej të cilave u biseduan gjatë takimit.

Të dyja palët u dakorduan për ta intensifikuar bashkëpunimin në implementimin e shumë projekteve si dhe për konsulencë në legjislacionin mjedisor.

 


Urime PDK!

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), shënon 20-vjetorin e themelimit të saj....

Lexo më shumë...

Besimi juaj, do të na forcojë!

Proceset që na presin do t’i dëshmojnë misionet dhe kontributet e secilit!...

Lexo më shumë...

Urime Kosovë!

Sapo e kryem obligimin qytetar dhe demokratik. ...

Lexo më shumë...