
Ministri Shala takon drejtorin e GIZ për Kosovë
Diskutojnë për projektet të cilat janë në proces të implementimit, dhe për mundësinë e mbështetjes dhe bashkëpunimin të mëtutjeshëm edhe në projekte tjera që janë me prioritet për MMPH-në
06.02.2017-Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z.Ferat Shala me bashkëpunëtorë priti në takim drejtorin e GIZ-it për Kosovë, z.James Macbeth Forbes. Në këtë takim Ministri z. Shala e falënderoi për bashkëpunimin dhe përkrahjen e madhe të gjertanishme që ka dhënë GIZ-i gjerman në fushën e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe në atë të Hidrometeorologjisë në Kosovë.
Drejtori z. Forbes gjithashtu shprehi kënaqësinë e tij për bashkëpunimin dhe transparencën që ka treguar MMPH-ja në realizimin e projekteve të deritanishme me GIZ-in.
Ministri z. Ferat Shala së bashku me bashkëpunëtorët e tij paraqitën projektet të cilat janë në proces të implementimit, ndërsa kërkuan nga GIZ-i mbështetje të mëtutjeshme edhe në projektet që janë me prioritet për MMPH-në
Ministri z. Shala dhe z. Forbes u pajtuan për vazhdim dhe thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes MMPH-së, dhe GIZ-it.

Të nderuar simpatizantë dhe përkrahës!
Sikurse është konfirmuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të votave të fituara në zgjedhjet parlamentare të 6 Tetorit, unë jam zgjedhur deputet i Parlamentit të Kosovës....Lexo më shumë...

Urime PDK!
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), shënon 20-vjetorin e themelimit të saj....Lexo më shumë...