Lexo

Shala: Në vend të murit do të ketë vazo betoni për lule

Një ditë pas rrënimit të murit në veriun e Mitrovicës, ministri i Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ka dhënë detaje se çfarë do të ndërtohet në pjesën ku ka qenë i vendosur muri.

06.02.2017-Shala, në emision “Monitor” të RTK-së, ka sqarua se në atë pjesë ku është rrënuar muri, do të ndërtohet një shteg i biçikletave dhe shteg i këmbësorëve . Sipas tij i gjithë procesi do të mbikëqyret nga ana e Qeverisë së Kosovës. “Do të jenë me të njëjtat kritere siç janë sheshet në mbarë botën. Në vendin ku ka qenë muri do të ketë vetëm stazë të sigurisë dhe stazë të biçikletave, do të ketë edhe staza këmbësorësh. Ne si ministri do t’i mbikëqyrim situatën. Plani është i dizajnuar deri në detaje se ashtu ka qenë marrëveshja”, ka thënë Shala për RTK-në.

Ministri ka thënë se aty do të ketë edhe vazo lulesh prej betoni me një lartësi prej 40 deri në 70 centimetrash, me një gjerësi prej afro 1 metër. Projekti i do të ketë edhe stazë të sigurisë dhe stazë të biçikletave dhe ulëse për qytetar.

Ai i ka uruar asamblistët në Veriun e Mitrovicës të cilët e aprovuan kërkesën për rrënimin e murit.

 “Projekti është i hartuar, dhe nuk do të ketë më nevojë që të ndërpritet. Për herë të parë asambleja komunale e Mitrovicës së veriut ka miratua një projekt për rrënimin e këtij muri”, ka shtuar ai.

"Ndërtimi i parkut nga pushteti lokal tani pra ka leje ndërtimi dhe  do të bëhet në bazë të ligjeve të Kosovës dhe procesi do të mbikëqyret nga ana e Qeverisë", tha Shala në emisionin Monitor në RTK.

Ministri Shala tha se nuk do të ketë mur tjetër dhe sipas tij marrëveshja e miratuar ka marr bekimin e faktorëve relevantë vendor dhe ndërkombëtar. "Ai mur është pjesë e së kaluarës dhe në të ardhmen do të ketë shtigje këmbsorësh, shtigje për biçikleta dhe lule dhe gjithçka do të jetë në raport me planin rregullativ", tha ai.

Sipas tij, nga dita e nesërme mund të fillohet me ndërtimin e planit të ri rregullativ. "Është çështje e pushtetit lokal, i cili nga nesër ka të drejtë implementimin e projektit me një dakordanc dhe mbikqyrje të institucioneve qendrore", tha ai.

Burimi: RTKlive

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...