Lexo

MMPH e hapur për të gjitha çështjet që ndërlidhen me marrëveshjen për murin në Mitrovicën Veriore.

Fjala i Ministrit te Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë Ferat Shala, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës në kuadër diskutimit për marrëveshjen që është arritur për rrënimin e murit në pjesën veriore të Mitrovicës dhe planin për ndërtimin e sheshit.

08.02.2017- Falënderoj kryeministrin dhe tërë ekipin e tij që gjatë tërë periudhës së bisedimeve, në negociata, kemi kryer punën e bisedimeve. Këtë po e them me theks të veçantë, sepse ne gjithçka që kemi bërë ka qenë edhe legjislative edhe në ambientet e brendshme të institucioneve tona, dhe esenciale është që ne kemi biseduar me pushtetin lokal dhe përfaqësuesit, e përfaqësuesit qendror të komunitetit serb. Që nga faza e implementimit, gjegjësisht të fillimit të ndërtimit, pas marrjes së informacioneve kronologjike, ne kemi kryer të gjithë hapat e ndërprerjes në fillim të punimeve. Të them të drejtën edhe ndërprerja e punimeve është rasti i parë, i veçantë ose unik, që ata fillojnë me zbatuar vendimin dhe procesverbalet tona, pastaj orvatjet tjera për të modeluar janë ndërprerë përsëri nga inspektorët tanë.

Kemi filluar procedurat juridike, por paralelisht kësaj asnjëherë nuk e kemi ndërprerë komunikimin në nivel zyrtar me përfaqësuesit e pushtetit lokal të komunës së Mitrovicës së Veriut. Kanë filluar bisedimet pas ngritjes së atij tensioni dhe me ndihmën edhe të partnerëve, që dua t’i falënderoj këtu, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ambasadorin Delawie, përfaqësuesit e Zyrës së Bashkimit Evropian, znj. Apostolova, ekipet e tyre dhe përfaqësuesit e dy institucioneve tona, zëvendësministrin dhe ekipin e Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me kabinetin e kryeministrit. Këto kanë qenë palët që kanë biseduar gjatë tërë kohës, normal me grupet e ekspertëve, profesionistë nga Instituti i Planifikimit Hapësinor dhe ekspertë tjerë që kanë qenë pjesë e logjistikës gjatë fazës së bisedimeve për projekte, dhe detaje tjera teknike dhe urbanistike.  

Ajo që për mua është tepër e rëndësishme është që ne kemi zbatuar ligjin në përpikëri, kemi kryer detyra kushtetuese, kemi realizuar dhe arrit që edhe pjesa e asamblistëve të komunës së Mitrovicës së Veriut, të pajtohen plotësisht me këtë marrëveshje, për herë të parë kemi një dakordim të të gjitha partive politike, pa marrë parasysh nga çfarë krahu vijnë, e aprovojnë këtë projekt, dhe për herë të parë kemi një projekt në komunën e Mitrovicës së Veriut që i kalon të gjitha procedurat legale juridike nga niveli lokal deri në nivel qendror, dhe retroaktivisht, kërkesën dhe përgjigjet tona. Pra, marrëveshja është plotësisht legale, është arrit mes palëve të institucioneve tona, sepse këtu ka tendenca dhe implikime, dhe është bërë gjithmonë në ambientet zyrtare të Republikës së Kosovës. Ndihmesë të madhe kanë dhënë të gjitha ata që u thanë më herët, por që e veçanta tjetër është që, pas arritjes së kësaj marrëveshje, ka filluar implementimi dhe kemi realizim pothuajse qind për qind deri në këtë moment, të asaj që është arritur dhe të asaj që është planifikuar.


Çka parasheh marrëveshja?

Marrëveshja parasheh në rend të parë largimin e murit, rrënimin e tij, i cili është realizuar brenda afatit të paraparë. Marrëveshja ka paraparë pastaj dizajnimin e planit të sheshit, i cili është plan që është negociuar gjatë, për çdo detaje të tij, edhe juridike, edhe teknike, edhe hapësinore, konform legjislacionit të Republikës së Kosovës, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe pushtetit lokal të komunës së Mitrovicës së Veriut.
Pas hartimit të këtij plani, pas debatimit dhe zgjidhjeve urbanistike për gjithë qasjen në shesh, është arrit që plani të plotësoj komponentët e lëvizjes së lirë, me të gjitha elementet tjera përbërëse, siç janë, shtegu për çiklizëm, shtegu për këmbësor, shtegu për siguri, shtegu për lëvizje të lirë, të të gjithë kësaj pjese territoriale.


E veçantë tjetër e projektit është që lidhet me projektin që Bashkimi Evropian është duke e zbatuar në Urën e Ibrit, një projekt i mëhershëm. Pra, i ka të gjitha komponentët urbanistike dhe planifikuese që korrespondon me pjesën tjetër të jugut dhe me pjesën e projektit të Urës së Ibrit.
Ky projekt është harmonizuar dhe ka përafërsisht në 90 për qind të projektit, të njëjtat standarde dhe kritere teknike dhe urbanistike, me ato që janë hartuar dhe janë sot në zbatueshmëri edhe në projekte e Bashkimin Evropian por edhe në të gjitha qytetet tona.


Pozicioni gjeografik dhe situata që ka qenë atje, ka krijuar një kërkesë teknike që në një pjesë të rreth rrotullimit që lidhet me pjesën qendrore të sheshit, ka qenë kërkesë edhe shkencore edhe teknike, edhe politike ndoshta, me pas një lloj ndarje, pengese, që mos me pas qasje direkte në rreth rrotullim, që është kërkesë legjitime, sepse në asnjë vend nuk ka qasje në rreth rrotullim këmbësori,  por i ka në dy krahët në rreth rrotullim, shtigjet e këmbësorëve dhe shtigjet tjera përcjellëse. Pra, në këtë pjesë, që së fundi është bërë debat jo është mur jo s’është mur, nuk ka mur, në atë shesh nuk ka mure, ka vazo lulesh me dy nivele, me një lartësi i pari 40 centimetra, dhe i dyti maksimum 70 centimetra, ku do të jenë të hapura në mes, të mbushura me dhe për lule, dhe asnjë lloj muri, asnjë lloj simbolike, asnjë lloj kriteri tjetër nuk ka. Ky komponent është i domosdoshëm dhe shkon me gjithë pjesën tjetër përbërëse. Në të dy krahët e rrethit ka qasje për këmbësor dhe ka qasje për automjete. Në krahun e djathtë kemi 9 metra portë hyrëse në shesh me pengesa hidraulike, që janë arsyetuar dhe pajtuar të dy palët që emergjencat, siguria, rastet e veçanta të zjarrfikëse, mund të depërtojnë në shesh pa asnjë lloj problemi, pa asnjë lloj pengese, por njëkohësisht kjo pjesë përdoret edhe për lëvizjen e lirë të këmbësorëve, sepse pengesat janë 1 metër e 20 larg njëra-tjetrës, dhe këso raste kemi edhe në sheshin “Nëna Terezë”  në Prishtinë , kemi edhe në sheshet e Bashkimit Evropian, si sheshi i Berlinit që është kështu i bllokuar, dhe shumë sheshe tjera. Në pjesën tjetër të majtë të rreth rrotullimit, që lidhet me pjesën veriore, kemi një rrugë të re, që është pjesë e këtyre shesheve dhe këtyre projekteve, ku ka qasje edhe këmbësori edhe automjetet, për t’u lidh me pjesën qendrore, Lagjen e Spitaleve, lartë, e kështu me radhë.
Në të dy krahët të gjitha shtigjet lidhin Lagjen e Boshnjakëve me Kroin e Vitakut, dhe kemi një kompozicion infrastrukturor që edhe komunikon edhe krijon hapësirë për lëvizje të lirë me të gjitha pjesët e qytetit, edhe në veri edhe në jug.


Unë jam i bindur se kjo është një zgjidhje e mirë dhe e arritshme, dhe tash çka mund të them është që deri në këtë fazë, edhe sot, Marrëveshja po realizohet në përpikëri, dhe dje ka filluar projekti i implementimit të sheshit. Shërbimet tona profesionale të kadastrit, gjeodetët tanë, dhe trupat inspektuese të Ministrisë, në bashkëpunim të ngushtë me kryetarin e komunës së Mitrovicës së Veriut, kanë vendosur shenjat, kuotat, apo reperët e projektit, në bashkëpunim të plotë, pa asnjë lloj problemi, pa asnjë lloj eksesi, dhe po fillon ndërtimi i sheshit nën mbikëqyrjen ligjore, dhe profesionale të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Është rasti i parë kur në mënyrë ligjore, legale dhe të qetë po realizohet një projekt në pjesën veriore, dhe po integrohet qyteti hap pas hapi me metodat dhe praktikat më të mira civilizuese. Edhe njëherë ju falënderoj të gjithë ata që kanë ndihmuar, dhe ju garantoj që nuk kemi nevojë për asnjë lloj shqetësimi që do të ketë mure tjera, që do të ketë ndarje tjera, që do të ketë pengesa tjera në lëvizje.

Gjithçka është transparente. Ne tashmë e kemi publikuar komplet Marrëveshjen në uebsajtin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kush dëshiron e ka aty, por jemi të hapur edhe për biseda, pyetje e përgjigje, për detaje të caktuara.

Faleminderit!

 


Të nderuar simpatizantë dhe përkrahës!

Sikurse është konfirmuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të votave të fituara në zgjedhjet parlamentare të 6 Tetorit, unë jam zgjedhur deputet i Parlamentit të Kosovës....

Lexo më shumë...

Automjetet dhe mjedisi

Nga: Prof.asoc.dr. Ferat Shala & Msc. Liridon Sejdiu...

Lexo më shumë...

Urime PDK!

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), shënon 20-vjetorin e themelimit të saj....

Lexo më shumë...