
MMPH vazhdon mbështetjen e projekteve mjedisore nëpër komunat e Kosovës
Në kuadër të këtij angazhimi MMPH ka nënshkruar memorandume mirëkuptimi me Komunën e Klinës për projektin “Rehabilitimi i shtratit të lumit Klina”, dhe me Komunën e Vushtrrisë, për projektin “Ujësjellësi Vushtrri-Gracë”.
10.02.2017- Në kuadër të aktiviteteve dhe projekteve për mbështetjen e projekteve mjedisore nëpër Komunat e Kosovës, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z.Ferat Shala sot priti në takime të ndara kryetarin e komunës së Klinës z.Sokol Bashota dhe të Vushtrrisë z.Bajram Mulaku.
Me këtë rast janë nënshkruar memorandume të bashkëpunimit për projektet e miratuara nga MMPH-ja, për vitin 2017:
Memorandumi për Komunën e Klinës, për projektin “Rehabilitimi i shtratit të lumit Klina”, në vlerë prej 210,000.00 €.
Memorandumi për Komunën e Vushtrrisë, për projektin “Ujësjellësi Vushtrri-Gracë”, në vlerën prej 485,594.00 €.
Ministri z.Ferat Shala ju sugjeroi kryetarëve nënshkrues të këtyre Memorandumeve, për të filluar menjëherë me procedurat e parapara me Ligj për realizimin sa më të suksesshëm të këtyre projekteve kapitale për Komunat Klinë dhe Vushtrri.

Programi i PDK për Rimëkëmbje dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik
Me planprogramin për Rimëkëmbje ekonomike nën qeverisjen e PDK-së vendi do të ketë rritje ekonomike 5 % – 7 %, ku përmes masave konkrete do të mbështeten sektori privat, përfituesit e ndi...Lexo më shumë...

Nga aktivitetet parazgjedhore në komunën e Drenasit!
E nisëm ditën e sotme me kryetarin e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, z. Sejdi Hoxha. Drenasi qëndron sypatrembur, si një nga kalatë e pamposhtura të PDK-së. ...Lexo më shumë...

Takime me njerëz të dhëshmuar të vlerave kombëtare!
Një shtrëngim duarsh me Jahir Demakun, njeriun që kurrë nuk u dha para sprovave të shumta të jetës. Tregimi për Jahirin dhe për vëllezërit e tij, është më shumë se një histori. ...Lexo më shumë...