Lexo

Një delegacion i lartë nga Qeveria e Kosovës viziton komunën e Drenasit

Në takim u diskutuar për projektet që janë të planifikuara në Komunën e Drenasit nga Qeveria e Kosovës për këtë vit, dinamikën e implementimit të tyre si dhe për sfidat dhe prioritetet që ka Drenasi gjatë këtij viti.

14.02.2017- Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga nënkryetari, z. Arsim Haxhiu, shefin e kabinetit, z. Gani Sylaj dhe kryesuesin e Kuvendit, z. Naim Bazaj, ka pritur në takim Zëvendëskryeministrinë e parë të Qeverisë së Kosovës, z. Hajredin Kuçi, ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, z. Ferat Shala dhe ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Memli Krasniqi, me të cilët ka bashkëbiseduar për projektet që janë të planifikuara në Komunën e Drenasit për këtë vit.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci, ka njoftuar zëvendëskryeministrin Kuçi për mundësitë që ofron Komuna e Drenasit në zhvillimin ekonomik, në bujqësi dhe veprimtari tjera që janë në interes të përgjithshëm, por edhe me sfidat dhe prioritetet që ka kjo Komunë.

Nga zëvendëskryeminstri Kuçi dhe ministrin Shala e Krasniqi, Lladrovci ka kërkuar për projektet që janë të planifikuara për këtë vit, të përfundojnë sipas planifikimeve.

Zëvendëskryeministri Kuçi, fillimisht ka uruar kryetarin Lladrovci për marrjen e detyrës së re si kryetar komune dhe ka thënë se të gjitha projektet të cilat janë të planifikuara për këtë vit nga investimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, do të përfundojnë sipas afateve.

Në takim u diskutua edhe për planet dhe mundësitë e realizimit të investimeve dhe projekteve tjera në vitet e ardhshme me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së Drenasit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve të kësaj komune.

 


17 janari i trishtë i historisë sonë kombëtare!

Në kalendarin e historisë kombëtare shqiptare 17 janari pa dyshim se shenjon njërën nga datat më të trishta. ...

Lexo më shumë...

Masat mbojtëse kundër pandemisë tashmë na janë bërë mënyrë jetese.

Edhe pse të bezdisshëm, sipas mjekëve aksesorët anti-covidë janë mënyra më e mirë që të mbrohemi nga infektimi....

Lexo më shumë...

Takime të ngrohta me njerëz të veçantë!

Kosova ka plot personalitete të profileve të caktuara që janë të veçantë si për nga karakteri që prezantojnë, kontributi që kanë dhënë për vendin dhe shoqërinë dhe për nga vlerat që...

Lexo më shumë...