Gjaku i dëshmorëve është gurëthemel i Pavarësisë së Kosovës!
Heroizmi i familjes Jashari dhe sakrifica e tyre për liri, do të nderohet dhe çmohen gjithmonë.
17.02.2017-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, Ministri i MMPH-së, Ferat Shala dhe ministra tjerë nga kabineti qeveritar, në 9 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kanë bërë homazhe tek Kompleksi Memorial i Familjes Jashari në Prekaz. Me këtë rast u tha se në ditë të rëndësishme si kjo, gjithherë do të kujtohen njerëzit që dhanë jetën për shtetin e Kosovës.
Me rastin e 9 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Ministri Shala ka uruar qytetarët e Kosovës edhe përmes një urimi në facebook ku ka thënë se: “Shteti i Kosovës po kalon në një fazë të re të ngritjes politike, ekonomike e shoqërore, dhe me vizion të qartë drejt zhvillimit dhe integrimit. Në një ditë të rëndësishme si kjo, na vijnë në kujtesën tonë nderimi, respekti dhe përkujtimi për ata që luftuan dhe u sakrifikuan që ne sot ta jetojmë dhe gëzojmë shtetin e lirë dhe të pavarur”

Të nderuar simpatizantë dhe përkrahës!
Sikurse është konfirmuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të votave të fituara në zgjedhjet parlamentare të 6 Tetorit, unë jam zgjedhur deputet i Parlamentit të Kosovës....Lexo më shumë...

Urime PDK!
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), shënon 20-vjetorin e themelimit të saj....Lexo më shumë...