Lexo

MMPH promovon udhëzimin adrministrativ për gjoba mandatore

Ministri Shala tha se ky aktivitet ka për qëllim parandalimin e hedhjes së mbeturinave jashtë vendeve të caktuara për hedhjen e tyre, eliminimin e ndotjes si dhe mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit të njeriut.

22.02.2017- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe partnerët tjerë si: Asociacionin e Komunave të Kosovës, dhe shoqërinë civile si REC, Iniciativa ta Pastrojmë Kosovën në mbështetje të GIZ-it gjerman sot organizuan një konferencë për media ku promovuan Udhëzimin Administrativ për ndëshkime me gjoba mandatore.

Fillimisht gazetarëve iu adresua Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z.Ferat Shala, i cili theksoi se po fillojnë një kampanjë vetëdijesimi, sensibilizimi, por mbi të gjitha një kampanjë që ka për qëllim mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit. MMPH-ja ka vendosur tashmë prioritetet dhe ndër ato prioritet është edhe menaxhimi i mbeturinave. Z. Shala shtoi se ky Udhëzim Administrativ mjedisor, ka për qëllim parandalimin e hedhjes së mbeturinave jashtë vendeve të caktuara për hedhjen e tyre, eliminimin e ndotjes si dhe mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit të njeriut.

z. Naim Ismajli, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, tha se shpreh gatishmërinë e Komunave që të jenë të angazhuar për këtë udhëzim. “Implementimi i këtij udhëzimi do të zbatohet edhe në bashkëpunim me qytetarët. Ambienti mund të ndotet 24 orë.  Qytetarët do të jenë zbatuesit më të fuqishëm”,tha ai.

Kurse, kolonel Sheremet Ahmeti në emër të Policisë së Kosovës deklaroi se mjedisi është burim jetësor dhe se gjendjen aktuale nuk mund të jenë të kënaqur. “Ndotjen e ambientit se bënë vetëm hedhja e një cigare e një kënaçeje por edhe burimet tjera e ndotin ambientin. Kemi Obiliqin, Ferronikelin, veturat andaj Policia e Kosovës edhe këtë çështje e ka marrë me seriozitet.

Për zbatimin e këtij Udhëzimi Administrativ, MMPH-ja ka organizuar një Trajnim për Rajonin e Prishtinës me autoritetet që monitorojnë zbatimin si; Inspektorati për Mbrojtjen e Mjedisit nga MMPH-ja, Inspektorati komunal i Mjedisit, Policia e Kosovës dhe personat tjerë të autorizuar. Ndërsa shpejt pritet që implementimi i tij të zgjerohet edhe nëpër të gjitha komunat e Kosovës.


Të nderuar simpatizantë dhe përkrahës!

Sikurse është konfirmuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të votave të fituara në zgjedhjet parlamentare të 6 Tetorit, unë jam zgjedhur deputet i Parlamentit të Kosovës....

Lexo më shumë...

Automjetet dhe mjedisi

Nga: Prof.asoc.dr. Ferat Shala & Msc. Liridon Sejdiu...

Lexo më shumë...

Urime PDK!

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), shënon 20-vjetorin e themelimit të saj....

Lexo më shumë...