Shala takon anëtarin e Bordit Menaxhues të Institutit IGH, z.Oliver Kumriq
Në takim u bisedua për përvojën e këtij institute në projekte infrastrukturore dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe implementimit të projekteve të kësaj natyre në Kosovë.
23.02.2017- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z.Ferat Shala priti në takim anëtarin e Bordit Menaxhues të Institutit IGH, d.d, z.Oliver Kumriq, të cilin e njoftoi me punën dhe organizimin e MMPH-së. z. Kumriq gjithashtu e njoftoi Ministrin z. Shala për Institutin IGH lidhur me fushëveprimtarinë e tij për Infrastrukturën rrugore në Shtetin e Kroacisë, si dhe për planet dhe prioritetet e këtij instituti. Infrastruktura mjedisore është një nga elementet e rëndësishme në menaxhimin e mjedisit dhe përmirësimin e gjendjes së tij. Të dy palët u pajtuan për vazhdim dhe thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes MMPH-së, dhe IGH-së lidhur me fushat e infrastrukturës mjedisore.

Të nderuar simpatizantë dhe përkrahës!
Sikurse është konfirmuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të votave të fituara në zgjedhjet parlamentare të 6 Tetorit, unë jam zgjedhur deputet i Parlamentit të Kosovës....Lexo më shumë...

Urime PDK!
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), shënon 20-vjetorin e themelimit të saj....Lexo më shumë...