Lexo

Banka Botëore ndihmon Kosovën edhe në sigurimin e digave

Ministri Shala dhe Waalewin nga Banka Botërore flasin edhe për projekte tjera në sektorin e ujërave

28.02.2017- Ministri z. Ferat Shala priti në takim zyrtar, z.Pieter Waalewijn Udhëheqës i Ekipit të Bankës Botërore dhe bashkëpunëtorët e tij nga Projekti për Sigurinë e Ujërave dhe Mbrojtjen e Kanaleve, Ministri z. Shala, e falënderoi z. Pieter Waalewijn dhe bashkëpunëtorët e tij për mbështetjen e MMPH-së në sektorin e ujërave. Më konkretisht u bisedua lidhur me mbështetjen në zbatimin e projekteve për sigurimin e digave në “Ibër Lepenc” dhe në “Radoniq”, si dhe sistemin e ujitjes në përgjithësi. Shala paraqiti objektivat e MMPH-së, që kanë të bëjnë me sektorin e ujërave të cilat janë të përfshira edhe në Strategjinë e Ujërave të Kosovës, ndërsa edhe Ekipa e BB-së shprehi gatishmërinë për përkrahjen e Kosovës për këto prioritete.


Urime PDK!

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), shënon 20-vjetorin e themelimit të saj....

Lexo më shumë...

Besimi juaj, do të na forcojë!

Proceset që na presin do t’i dëshmojnë misionet dhe kontributet e secilit!...

Lexo më shumë...

Urime Kosovë!

Sapo e kryem obligimin qytetar dhe demokratik. ...

Lexo më shumë...