Lexo

Inagurohet fabrika e ujit në Badovc

Ministri Shala: Kjo fabrikë do të zgjidhe problemet e furnizimit me ujë, në zonën e veprimit të Kompanisë së Ujësjellësit Regjional, KUR-Prishtina.

09.03.2017- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Ferat Shala mori pjesë në inaugurimin e Impiantit të Trajtimit të Ujit në Badoc, si dhe paraqiti një fjalë rasti në këtë inaugurim. Ministri z.Shala në emër të Qeverisë së Kosovës i falënderoi partnerët implementues të këtij projekti të rëndësishëm, përmes të cilit zgjidhen problemet e furnizimit me ujë, nën ombrellën e Kompanisë së Ujësjellësit Regjional, KUR-Prishtina.

Rehabilitimi i Fabrikës në Badoc është investim i përfshirë në Fazën e II-të  të investimeve, projekt i përbashkët në kuadër të bashkëpunimit për zhvillim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, si dhe marrëveshjeve për financim të projekteve ndërmjet KFW-së, Komisionit Evropian, Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe KUR Prishtina.

Sot, pas përfundimit të fazës së dytë, jemi afër finalizimit edhe të fazës së III-të e investimeve, projekt i përbashkët me Komisionin Evropian, KFW, Qeverinë e Kosovës, si dhe Komunën e Prishtinës, e cila përfshinë investimin në Fabrikën e re të ujit të pijshëm në Shkabaj në vlerë prej 35 milionë euro.

 


A është momenti i duhur për të mbështetur zhvillimin e ekoturizmit në Kosovë?

Tani kur po diskutohet shumë për pakon ekonomike për mbështetjen e bizneseve për rimëkëmbje nga pasojat e pandemisë COVID19, vlerësoj që një nga fushat ku duhet të orientohet kjo mbështe...

Lexo më shumë...

Në emër të popullit – me përfaqësim 11 %!

Dr.sc. Ferat Shala, shkrim autorial mbi zhvillimet e fundit politike në vend...

Lexo më shumë...