Lexo

Kontributi i KFOR-it i rëndësishëm për sigurinë mjedisore në Kosovë

Me theks të veçantë ky kontribut është i nevojshëm në zonat përreth termocentraleve në Obiliq dhe Fabrikës së Feronikelit në Drenas.

10.03.2017- Ministri z. Ferat Shala priti në takim zyrtar zv. Liderin e Ekipit për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it finlandez në Kosovë, kapitenin Tapio Kautto me bashkëpunëtorët e tij. Ministri z. Shala, e falënderoi kapitenin z. Kautto për përkrahjen që po jep KFOR-i në sigurinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës, si dhe për bashkëpunimin në sektorin e sigurisë mjedisore me theks të veçantë në zonat përreth termocentraleve dhe Fabrikës së Ferronikelit në Drenas.

Ministri z. Shala i njoftoi përfaqësuesit e Ekipit për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it finlandez, për objektivat dhe prioritetet e MMPH-së, përderisa kapiteni z. Kautto shprehi kënaqësinë për bashkëpunimin me institucionet dhe me qytetarët e Kosovës. Në fund të takimit, të dyja palët u dakorduan që të vazhdojnë me komunikimin zyrtar edhe në proceset e ardhshme.

 


Edhe një zëdhënës i Rimëkëmbjes nga bota e artit

S’ka më mirë se kur dita të nis me miq të veçantë si Halim Berisha. Jo vetëm sot - në ditëlindjen tij, por aktori Berisha me batutat e tij inteligjente çdo herë di të na i ndreq ditët....

Lexo më shumë...

Drenica pret edhe më tej shërbime për Rimëkëmbjen e vendit

Me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin, ndajmë mbi 30 vjet veprimtari të përbashkët....

Lexo më shumë...

17 janari i trishtë i historisë sonë kombëtare!

Në kalendarin e historisë kombëtare shqiptare 17 janari pa dyshim se shenjon njërën nga datat më të trishta. ...

Lexo më shumë...