Lexo

Ministri i MMPH Ferat Shala po qëndron për vizitë në Kroaci

Në kudër të fushave dhe mundësive konkrete te bashkëpunimit janë përmendur projektet nga fondet e BE-së, politikat mjedisore, zhvillimi i qëndrueshëm, menaxhimin e mbeturinave, menaxhimi i resurseve ujore, ndryshimet klimatike dhe parqet kombëtare.

14.03.2017. Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Kroacisë, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, z.Ferat Shala, është pritur sot nga Ministri i Mjedisit dhe Energjisë së Kroacisë z.Slaven Dobrović. Fillimisht ministri Shala ka falënderuar homologun e tij Dobrović, për mikpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim në mes dy ministrive, duke vlerësuar lartë kontributin e shtetit kroat për Kosovën në të gjitha fazat e zhvillimit. “Sot jemi këtu më shumë për të njohur dhe për të shikuar mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave”, ka thënë Shala.

Ministri kroat i Mjedisit dhe Energjisë, Dobrović i dëshirojë mirëseardhje delegacionit nga Kosova dhe shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit dhe ofrimit të përvojave kroate në të gjitha sektorët që mbulon kjo ministri. “Dëshirojmë të ofrojmë përvojën tonë sidomos në procesin e integrimeve evropiane për të dhe ju bërë më të lehtë integrimin në BE, duke ofruar shembuj dhe përvoja konkrete nga shteti kroat”, ka thënë Dobrović.

Në kudër të fushave dhe mundësive konkrete te bashkëpunimit janë përmendur projektet nga fondet e BE-së, politikat mjedisore, zhvillimi i qëndrueshëm, menaxhimin e mbeturinave, menaxhimi i resurseve ujore, ndryshimet klimatike dhe parqet  kombëtare.

Me qëllim të bashkërendimit të aktiviteteve të bashkëpunimit u propozua që të formohen grupe punuese të ekspertëve për të shkëmbyer përvoja nga fushat e lartë përmendura si dhe të organizohen vizita studimore dhe forume.

Në fund të takimit u Ministri  i MMPH-së,  Shala ftoj Ministri kroat të Mjedisit dhe Energjisë, që të vizitojë Kosovën.

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...