Lexo

Shala vazhdon viziten me takime tjera

Ministri Mjedisit Ferat Shala, pritet në takime zyrtare edhe në Ministri i Ndërtimit dhe Planifikimit Hapësinor dhe në Ministrinë e Punëve Detare, Transportit dhe Infrastrukturës

14.03.2017- Gjatë ditës së parë të vizitës zyrtare në Kroaci, Ministri i MMPH-së, Ferat Shala është pritur në takime të ndara zyrtare edhe nga Ministri i Ndërtimit dhe Planifikimit Hapësinor z.Lovro Kuscevic dhe ai Punëve Detare, Transportit dhe Infrastrukturës z.Oleg Butkovic, Në takimin me Ministrin kroat të Ndërtimit dhe Planifikimit Hapësinor z.Lovro Kuscevic, është folur për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në sektorin e planifikimit hapësinorë dhe urban në nivelin qendror dhe lokal, planet nacionale hapësinore, planet zhvillimore lokale, menaxhimin e kadastrit, procesin e lejedhënies dhe sistemet informative për këto fusha.

Në mënyrë specifike është adresuar nevoja e shkëmbimit të përvojave në procesin e legalizimit të objekteve të banimit dhe objekteve tjera infrastrukturore si dhe implementimin e kërkesave nga Direktivat e BE-së, në legjislacionin nacional për sektorin e planifikimit hapësinorë dhe atë të kadastrit.

Gjatë takimit me Ministrin Butkovic, është folur për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e infrastrukturës mjedisore në veçanti por edhe në menaxhimin e ndikimeve mjedisore nga projektet e mëdha infrastrukturore sikurse janë autostradat.

Ministri Shala ka theksuar me këtë rast se: “Përvoja dhe shkolla kroate në ndërtimin e autostradave dhe përvoja në menaxhimin e tyre dhe në adresimin e kërkesave mjedisore në këtë proces do të ishte shumë e vlefshme për institucionet e Kosovës, meqenëse tani jemi në fazën e investimeve në këtë sektor”.

Po ashtu është diskutuar edhe për mundësitë e shkëmbimit të përvojave në organizimin e transportit të qëndrueshëm dhe rivitalizimin e transportit hekurudhor në funksion të mbrojtjes së mjedisit dhe realizimin e projekteve të mbështetura nga fondet e Bashkimit Evropian.  

Ministri Shala, ka falënderuar të dy ministrat kroat për kontributin dhe gatishmërinë për të ndihmuar institucionet e Kosovës me përvojën e tyre, duke lënë të hapur mundësinë e thellimit dhe konkretizimit të bashkëpunimit përmes aktiviteteve tjera sikurse janë vizitat e bilaterale, forumet, iniciativat regjionale dhe shkëmbimit të dokumenteve strategjike dhe ligjore.

 


Letër publike ambasadorit Miroslav Lajçak

Me lejoni që në fillim të kësaj letre time publike, të përshëndes përpjekjet tuaja për të zgjidhur problemin shekullor mes Kosovës dhe Serbisë, për të vendosur paqen e përhershme dhe ba...

Lexo më shumë...

Deputeti i PDK-së: Kosova në dialog pa koordinim dhe pa ekspertë

Ferat Shala, deputet i PDK-së, ka thënë për Front Online, se Kosova ka nevojë për një koordinim ndërpartiak dhe ndërinstitucional për bisedimet. Sipas tij, Kosova në këtë takim ka shkuar ...

Lexo më shumë...

Një fond për mbrojtjen e mjedisit!

Ka shumë arsye që na obligojnë ta bëjmë një fond të veçantë për mbrojtjen e mjedisit....

Lexo më shumë...