Lexo

Shala në Kroaci, takon edhe përfaqësuesit e komunitetit shqiptarë

Shala, është njoftuar për organizimin e komunitetit shqiptarë në Kroaci, problemet, punën dhe angazhimin e organizatave shqiptare nën ombrellën e Unionit të Shqiptarëve të Kroacisë, si dhe për aktivitetet e tyre kulturore e sociale, në ruajtjen e traditës, kulturës dhe gjuhës shqipe.

14.03.2017- Gjatë qëndrimit në Kroaci, Ministri I MMPH-së, Ferat Shala ka realizuar takime edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në këtë vend. Ministri Shala është pritur në takim nga përfaqësuesit e organizatave shqiptare në Kroaci të organizuara në kuadër të Unionit të Shqiptarëve të Kroacisë, të kryesuar nga z. Esat Qollaku.

Me këtë rast Shala, ka vlerësuar shumë lartë kontributin e komunitetit shqiptarë në Kroaci, jo vetëm në luftën për liri në Kosovë, por edhe për angazhimin në ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe në fuqizimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit midis Kroacisë dhe Kosovës.

“Ndjehem shumë mirë në mesin tuaj, dhe e vlerësoj shumë kontributin që keni dhënë në të gjitha fazat e zhvillimit të shtetit të Kosovës. Komuniteti shqiptarë në Kroaci është një ndër shembujt më të mirë të integrimit dhe organizimit në të gjitha sferat zhvillimore të vendit ku ata jetojnë”, ka thënë Shala.

Ministri Shala gjatë takimit me përfaqësuesit e Unionit të Shqiptarëve të Kroacisë ka prezantuar edhe prioritetet dhe angazhimet e MMPH-së,  dhe u bëri thirrje bizneseve shqiptare nga Kroacia që të investojnë në Kosovë.    

 


Diaspora të lirohet nga pagesat për testet PCR për COVID19!?

Tashmë jemi mësuar me populizmin e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Kurti për dashurinë dhe respektin kinse për diasporën tonë. Nuk do të kishte asgjë të keqe dhe do të konsiderohe...

Lexo më shumë...

Ferat Shala: PDK-ja është parti bashkëpunuese, por për presidentin s’bëjnë kompromise

29.03.2021-Në një intervistë për Ekonomia Online, Shala tha se proceset me të cilat do të ballafaqohet Kosova në të ardhmen nuk do të jenë të lehta....

Lexo më shumë...

Ekspozeu që nuk reflekton zhvillim dhe prosperitet!

Qëndrimi im lidhur me ekspozeun e kryeministrit Kurti i prezantuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës....

Lexo më shumë...