Lexo

Shala në Kroaci, takohet me rektorin e Universitetit të Zagrebit

Janë identifikuar si mundësi fillestare të bashkëpunimit dërgimi i studentëve nga Kosova në studimet e doktoraturës pranë Fakultetit të Transportit të Universitetit të Zagrebit, përkthimi i literaturës, pjesëmarrja në konferenca shkencore që organizohen nga ky Fakultet si dhe ndërlidhja e projekteve që realizohen në sektorin e transportit me fushën e studimeve në këtë sektor.

15.03.2017-Në ditën e dytë të qëndrimit në Kroaci, Ministri i MMPH-së, Ferat Shala është pritur në takim nga Rektori i Universitetit të Zagrebit, Profesor Damir Boras, Ph.D, prorektorja për menaxhimin e cilësisë së studimeve prof.dr, Ivana Cukovic Bagic dhe dekani i fakultetit të Transportit Dr.sc. Hrvoje Gold.

Në takim është biseduar kryesisht për mundësitë e bashkëpunimit në fushën akademike në mes të Universitetit të Zagrebit dhe Universitetit të Prishtinës, me theks të veçantë të shkëmbimit të përvojave, literaturës dhe realizimit të projekteve të përbashkëta në mes të Fakultetit të Transportit nga Universiteti i Zagrebit dhe Fakultetit Teknik të Universitetit të Prishtinës.

Janë identifikuar si mundësi fillestare të bashkëpunimit dërgimi i studentëve nga Kosova në studimet e doktoraturës pranë Fakultetit të Transportit të Universitetit të Zagrebit, përkthimi i literaturës, pjesëmarrja në konferenca shkencore që organizohen nga ky Fakultet si dhe ndërlidhja e projekteve që realizohen në sektorin e transportit me fushën e studimeve në këtë sektor.

Shala me këtë rast ka vizituar edhe kampusin e Fakultetit të Transportit të Universitetit të Zagrebit, ku nga afër është njoftuar me plan programet e studimeve, laboratorët që disponon ky fakultet dhe bibliotekën e tij.

Përfaqësuesit e Universitetit të Zagrebit janë shprehur të gatshëm për të intensifikuar bashkëpunimin ndërsa që Ministri Shala, i ka falënderuar ata për mundësinë e ofruar duke e vlerësuar përvojën  kroate në fushën akademike si një derë e shumë mundësive të avancimit për studentët dhe stafin akademik të Universitetit të Prishtinës.

 


Të nderuar simpatizantë dhe përkrahës!

Sikurse është konfirmuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të votave të fituara në zgjedhjet parlamentare të 6 Tetorit, unë jam zgjedhur deputet i Parlamentit të Kosovës....

Lexo më shumë...

Automjetet dhe mjedisi

Nga: Prof.asoc.dr. Ferat Shala & Msc. Liridon Sejdiu...

Lexo më shumë...

Urime PDK!

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), shënon 20-vjetorin e themelimit të saj....

Lexo më shumë...