Lexo

Shala shpreh mirënjohje dhe falënderim për stafin e ambasadës së Kosovës në Kroaci

Diplomatët e Republikës së Kosovës, po bëjnë një punë të shkëlqyeshme në lobimin dhe përfaqësimin e interesave të shtetit tonë dhe qytetarëve tanë, në të gjitha vendet ku ata kryejnë misionet e tyre diplomatike.

18.03.2017- Pas përfundimit të vizitës së tij zyrtare në Kroaci, përmes një postimi në facebook, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ferat Shala, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për stafin e ambasadës së Kosovës në Kroaci. “Diplomatët e Republikës së Kosovës, po bëjnë një punë të shkëlqyeshme në lobimin dhe përfaqësimin e interesave të shtetit tonë dhe qytetarëve tanë, në të gjitha vendet ku ata kryejnë misionet e tyre diplomatike. Me këtë u binda gjatë qëndrimit në vizitën zyrtare në Kroaci, ku stafi i ambasadës së Kosovës në Zagreb, nën udhëheqjen e këshilltarit Amir Haziri, ka bërë një punë të shkëlqyeshme në organizimin e vizitës dhe koordinimin e takimeve të planifikuara të delegacionit të MMPH, përkundër agjendës së ngjeshur” ka thënë Shala.


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...