Lexo

Shala, priti Wolfgang E. Gamper, udhëheqës i kompanisë “Securicom”

Ministri Shala e njoftoi biznesmenin austriak me mundësitë që ofron Legjislacioni për Investimet Strategjike si dhe aktet tjera juridike që rregullojnë këtë fushë.

23.03.2017- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, priti Wolfgang E. Gamper, udhëheqës i kompanisë “Securicom”, kompani austriake për përpunimin e mbeturinave sipas standardeve me bashkëkohore. Z. Wolfgang E. Gamper shprehu interes të njoftohet me gjendjen dhe trajtimin e mbeturinave në Kosovë, për të shqyrtuar mundësinë e investimeve në këtë fushë. Ministri Shala e njoftoi biznesmenin austriak me mundësitë që ofron Legjislacioni për Investimet Strategjike si dhe aktet tjera juridike që rregullojnë këtë fushë. Po ashtu, ministri Shala e njoftoi me mënyrën e organizimit dhe menaxhimit të mbeturinave në Kosovë dhe masat që po ndërmirren në këtë sektor. Mysafiri, shprehi gatishmëri për ta bërë një studim të mundësive për të investuar në Kosovë, në fushën e përpunimit të mbeturinave.


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...