Lexo

Lansohet projekti "Menaxhimi i Ekosistemit Ndërkufitar"

Ministri i MMPH-se, Ferat Shala tha se Kosova mbështet fuqishëm shpalljen e zonave të mbrojtura ndërkufitare

27.03.2017- Organizata gjermane e zhvillimit Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) lansoi zyrtarisht projektin Menaxhimi i Ekosistemit Ndërkufitar (MEN) në Tiranë. Në Takimin e Nivelit të Lartë morën pjesë Ministrat e Mjedisit të tre vendeve partnere të projektit ORF-BD të përfshira në këtë projekt: Ministri i Mjedisit të Shqipërisë, z. Lefter Koka, Ministri i Mjedisit të Kosovës z. Ferat Shala dhe Ministri i Mjedisit të Maqedonisë, z Bashkim Ahmeti, ku prezantuan projektin “Menaxhimi i Ekosistemit Ndërkufitar”. Ministrat e Mjedisit do të kenë mundësinë për shkëmbime lidhur me hapat për zbatimin e vizionit të përbashkët trepalësh të nënshkruar në vitin 2013 për zonën e mbrojtur ndërkufitare të rajonit Sharr-Korab-Koritnik.

Në përfundim të këtij takimi të rëndësishëm u rikonfirmua angazhimi dhe vullneti i mire nga ana e të tre ministrave për të çuar përpara masat konkrete për të mundësuar menaxhimin e Ekosistemit Ndërkufitar.

Ministri i MMPH-se Shala ndër të tjera tha se Kosova mbështet fuqishëm shpalljen e zonave të mbrojtura ndërkufitare e në veçanti iniciativën e fundit te GIZ-it në kuadër të projektit për menaxhimin e ekosistemeve ndërkufitare që synon ngritjen e rrethanave për futjen e praktikave te menaxhimit ndërkufitar ne zonën e mbrojtur trekufitare Sharr, Korab-Koretnik përmes deklaratës trepalëshe për një vizion te përbashkët Ndërkufitar te zonës se mbrojtur te nënshkruar qysh ne vitin 2013.

Lansimi i këtij projekti, nga tre ministrat u cilesua me rëndësi të madhe për të tre vendet partnere, për rajonin dhe më gjerë të Evropës Juglindore, por edhe në kontekstin e zbatimit të Iniciativës së Harkut Dinarik të nisur prej vitit 2004.

Ministri z. Shala u prit ne një takim te veçantë edhe nga ministri i Mjedisit të Shqipërisë, z. Lefter Koka, ku u bashkëbisedua për mundësitë dhe format e bashkëpunimit ne mes dy ministrive homologe.

 

 

Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...