
Shala merr pjesë në ceremoninë e shënimit të 60 vjetorit të BE-së.
Me këtë rast në Bibliotekën Kombëtare u hap edhe ekspozita që prezanton 60 vitet e Bashkimit Evropian
28.03.2017- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ferat Shala ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 60 vjetorit të themelimit të Bashkimit Evropian (nënshkrimit të Trakatit të Romës). Ky manifestim është organizuar nga Zyra e BE-së në Kosovë në bashkëpunim me Ambasadën Italiane. Me këtë rast në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” u hap edhe ekspozita që prezanton 60 vitet e Bashkimit Evropian “Kosova e ka vendin në familjen e madhe të Bashkimit Evropian, dhe këtë tashmë e ka dëshmuar me përkushtimin dhe angazhimin për përmbushjen e agjendës evropiane”, ka deklaruar Shala në këtë rast përmes një postimi në facebook.

Kosova dhe Partia Demokratike e Kosovës janë të bekuar që e kanë Hajredin Kuçin!
Një kafe me nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, prof. dr. Hajredin Kuçin. Bisedat me Hajrën gjithmonë janë frymëzim; mendimet e tij të thella na bëjnë të jemi më të urtë e ...Lexo më shumë...

Programi i PDK për Rimëkëmbje dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik
Me planprogramin për Rimëkëmbje ekonomike nën qeverisjen e PDK-së vendi do të ketë rritje ekonomike 5 % – 7 %, ku përmes masave konkrete do të mbështeten sektori privat, përfituesit e ndi...Lexo më shumë...

Nga aktivitetet parazgjedhore në komunën e Drenasit!
E nisëm ditën e sotme me kryetarin e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, z. Sejdi Hoxha. Drenasi qëndron sypatrembur, si një nga kalatë e pamposhtura të PDK-së. ...Lexo më shumë...