Lexo

MMPH mbështet Komunën e Kamenicës me disa projekte

Projekte këto të cilat kanë të bëjnë me kanalizim dhe ujësjellës me interes për banorët e kësaj komune

31.03.2017- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Ferat Shala priti sot në takim, Kryetarin e Komunës së Kamenicës z. Begzad Sinani, me të cilin nënshkruan Memorandumin për përkrahje nga MMPH-ja për tri projekte me interes për banorët e komunës së Kamenicës, projekte këto të cilat kanë të bëjnë me kanalizim dhe ujësjellës: Rregullimi i Kanalizimit në Kamenicë në vlerë prej 10,000,00 Euro, Ujësjellësi Koretin, në vlerë 43,000,00 Euro dhe Ujësjellësi Kopernicë – Kolloleq - Shipashnicë, në vlerë 83,000,00 Euro Ministri z. Ferat Shala e inkurajoi kryetarin z. Sinani, që pas nënshkrimit të këtij Memorandumi le të fillohet menjëherë me procedurat e parapara me Ligj për realizimin sa më të suksesshëm të këtyre projekteve kapitale për Komunën e Kamenicës.


Diaspora të lirohet nga pagesat për testet PCR për COVID19!?

Tashmë jemi mësuar me populizmin e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Kurti për dashurinë dhe respektin kinse për diasporën tonë. Nuk do të kishte asgjë të keqe dhe do të konsiderohe...

Lexo më shumë...

Ferat Shala: PDK-ja është parti bashkëpunuese, por për presidentin s’bëjnë kompromise

29.03.2021-Në një intervistë për Ekonomia Online, Shala tha se proceset me të cilat do të ballafaqohet Kosova në të ardhmen nuk do të jenë të lehta....

Lexo më shumë...

Ekspozeu që nuk reflekton zhvillim dhe prosperitet!

Qëndrimi im lidhur me ekspozeun e kryeministrit Kurti i prezantuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës....

Lexo më shumë...